Gazeta italiane “La Republica” ka bërë një listë prej pesëdhjetë vendesh ku sipas saj kushton më lirë të jetosh. Në vend të tretë sipas listës së gazetës italiane është Kosova, ndërsa Shqipëria është në vend të 27-të, pas Serbisë që është në në vend të 18-të, Greqia në të 19-in, pra praktikisht rezulton që jeta është më e shtrenjtë në Shqipëri se në vendet e tjera fqinje në Ballkan edhe pse pagat i ka më të ulta.
Gazeta citon sajtin amerikan të shërbimeve financiare, “GOBankingRates” i cili ka klasifikuar 112 vendet më ekonomike për të jetuar ose maksimumi për të shkuar në kohën e pesnionit, citon Pasqyre.al.
Në vend të parë është Afrika e Jugut, e cila nxjerr platinni, arin e kromin, gjë që e bëjnë ekonominë e tyre të lëvizë.
Afrika e Jugut, India, Kosova, Arabia Saudite, Kazakistan, Oman, Paraguaji, Republika Çeke, Maqedoni, Bosnjë-Hervcegovinë, Poloni, Kolumbi, Pakistan, Moldavi, Kili, Malajzi, Serbia, Greqi, Bullgari, Rumani, Meksikë, Azerbaxhan, Ukrainë, Algjeri, Mali i zi, Shqipëria, Nepali, Gjeorgjia, Brazili, Turqia, Estonia, Spanja, Tunizia, Gjermani, Slloveni, Siri, Uruguaji, Rusia, Bangladeshi, Filipinet, Armenia, Egjipti, Portugalia, Letoni, Marok, Kroaci, Lituani, Peru, Bjellorusi.Pasqyre.al