Pesë nobelistë kërkojnë shpëtimin e trashëgimisë kulturore në rrezik

Një ditë para konferencës së Abu Dabit për trashëgiminë në rrezik, pesë fitues të çmimit Nobel u kërkuan sot të gjithë pjesëmarrësve të merrnin përsipër përgjegjësitë e tyre përballë kësaj sfide historike dhe të reagojnë për të mbrojtur trashëgimitë kulturore të njerëzimit, bën të ditur atsh.
Bashkëdrejtuar nga Franca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nën patronazhin e UNESCO-s, konferenca e Abu Dabit do të mbledhë të premten dhe të shtunën përfaqësuesit e 40 vendeve që do të diskutojnë për një fond të veçantë prej 100 milionë dollarësh dhe një rrjet ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimive të kërcënuara nga konfliktet.

“Në Bamiyan (Afganistan), Mosul (Irak), Palmyre (Siri), Tombouctou (Mali) dhe gjetkë shumë vepra janë shkatërruar dhe gjithë njerëzimi mbarë është prekur”, shkruajnë pesë fituesit e çmimit Nobel mes të cilëve dhe Aung San Suu Kyi, ish-opozitarja që ka marrë postin e ministres birmane të Punëve të Jashtme.

Përveç Suu Kyi, teksti është nënshkruar nga Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe fitues çmimit Nobel për Paqe në 2001, Helen Johnson Sirleaf, presidente e Liberisë dhe Nobeli për Paqen në 2011, Orhan Pamuk, shkrimtar turk dhe Nobeli për Letërsinë në 2006 dhe Mario Vargas Llosa, shkrimtar peruan dhe Nobeli për Letërinë në 2010.(Express)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *