Shumë njerëz janë adhurues të zhanrit të filmave horror, por për njerëzit me ankth, mund të jetë më shumë sesa thjesht një hobi drithërues argëtues. Për disa, shikimi i filmave horror është në të vërtetë një mënyrë e fuqishme për të përballuar simptomat e ankthit.
Por si ka mundësi kjo? Në fund të fundit, është instiktive që njerëzit të drejtohen tek përvojat e tmerrshme kinematografike kur përjetojnë shqetësime ose frikëra të brendshme.
HuffPost ka kontaktuar me ekspertë të shëndetit mendor për të zbuluar pse disa njerëz me ankth i duan filmat horror dhe si ndikojnë ata në gjendjen e tyre.
Njerëzit me ankth shohin se shumë nga mendimet e tyre janë të fokusuara tek një sërë shqetësimesh në fusha të tilla si puna, familja, marrëdhëniet romantike, shëndeti, financat, etj, thotë Jocelyn McDonnell, terapiste i shëndetit mendor.
McDonnell shtoi se njerëzit me ankth shpesh luftojnë të qëndrojnë me mendjen e tyre në të tashmen dhe në vend të kësaj të jetojnë në të kaluarën ose mbishqetësohen për të ardhmen. Të qëndrosh i mbërthyer pas një filmi horror mund të jetë një shpërqendrim tërheqës për ata që ndjehen të mbytur nga shqetësimet personale.
“Unë mund të shoh sesi një film horror i lejon një personi me ankth që ta përqendrojë shqetësimin dhe vëmendjen e tij drejt diçkaje që nuk ka lidhje me jetën e tij personale” shpjegon Jocelyn. Për shembull, në vend që dikush të shqetësohet se mund të gabojë gjatë një prezantimi në punë nesër, personi do të përqendrohej tek kjo frikë e stimuluar, që nuk ka lidhje fare me jetën reale.
Ndërsa Alicia Clark, një terapiste me qendër në Uashington, autore e “Hack Your Anxicion”, thotë se pacientët e saj kishin një dashuri shumë më të madhe për filmat horror nga sa ajo kishte menduar.
“Kanalizimi i ankthit të përditshëm në diçka tjetër, duket se ofron një lehtësim nga ajo që ndodh brenda tyre,” tha ajo./ Huffpost