Aktorja e njohur Tinka Kurti ka dalë nga spitali pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.
Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi
Gazetarja Fatmira Nikolli ka konfirmuar për “Gsh” se Artistja e Popullit e ka kaluar situatën e vështirë pas katër ditësh nën monitorimin e mjekëve..
Spitali Amerikan pati marrë përsipër kurimin e saj. Kujtojmë se aktorja do të duhej të ishte në skenë për të performuar në operan “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës në data 30, 31 janar dhe , 2 dhe 3 shkurt.