Pendimi politik i Phil Collins/ Infermieret më shkruanin: Nuk do t’i blejmë më albumet tuaja

Në vitin 2000, Phil Collins pësoi një humbje të papritur të dëgjimit në njërin vesh si pasojë e një infeksioni. Në një rast të tillë, çdo muzikant profesionist do të kishte qenë i tmerruar. Collins, megjithatë, u ndje çuditërisht i çliruar. “Në një farë mënyre, ndihesha si skllav i saj,” thotë ai duke nënkuptuar karrierën.
Dëgjimi i tij u stabilizua; vetëvlerisimi i tij për veten, jo. Kur Collins nisi të takohej me folësen e lajmeve Dana Tyler në 2007, ai i kërkoi asaj ta thërriste Philip. Phil Collins ishte dikush tjetër. Phil Collins kishte një histori që e ndiqte dhe ai ndihej i lodhur prej tij.
Disa muzikantë nuk dalin kurrë nga koha, ndërsa të tjerë nuk kanë qenë kurrë të kohës, por duhet të jetë ç’orientuese të shijosh suksesin për mëse një dekadë dhe pastaj, krejt papritur ta humbësh. Në 1970, Collins ishte bateristi i bujshëm i Genesis, ndërkohë që vazhdon të jetë një ndër 10 bateristët më të mirë Rock të të gjitha kohërave. Në të tridhjetat, me albumin Face Value dhe këngën e pavdekshme In the Air Tonight, ai u shndërrua në superyllin e gjithkujt. Ndërsa kthen kokën pas, fama e tij është shqetësuese: “Shumë më e madhe nga sa e mbaj mend,” thotë ai. Collins kishte shtatë këngë, të cilat qëndronin në vend të parë në SHBA, duke qëndruar pas vetëm Michael Jackson.
Tashmë, 64-vjeç, Phil Collins ngjason më pak se kurrë me një “pop-star”: me flokë të rëna, syze dhe këmishë me kuadrate, teksa ecën ngadalë me ndihmën e një shkopi. Një lëndim i vertebrave në pjesën e sipërme të qafës në vitin 2009, i preku dorën e majtë, çka do të thotë se ai nuk mund të luajë më në bateri. Të paktën, jo pa mësuar një teknikë krejt të re.
Pavarësisht gjithçkaje, Collins mbetet një njeri i zënë dhe me të qenët i zënë nënkuptojmë se njerëzit janë sërish të interesuar për të. Ai ka qenë një nga ndikimet kryesore për albumin Heartbreak të Kanye West, ndërsa Adele, e cila i pati kërkuar të bashkëpunonte në albumin e saj të tretë, e ka quajtur “gjeni”. Kështu, duket se është koha e duhur për Phil Collins që të rikthehet, – osë të paktën siç ai thotë, “të kthehet për pak.”
Ndryshe nga ajo çfarë thuhet, ai nuk ka vendosur ende që t’iu rikthehet turneve (“Nëse nuk mund të jem aq i mirë sa dikur, më mirë të mos e bëj fare).
Pendesa më e madhe për Collins mbeten fjalët e tij në lidhje me politikën. “Jam penduar që kam folur me the Sun për gjithçka.” Ditën përpara zgjedhjeve të vitit 1992, gazetari Piers Morgan e citonte atë: “Nëse taksat do të rriten, do ta mendoja seriozisht largimin nga vendi.” Kjo fjali e vetme, e shndërruar çuditërisht në një betim të hekurt për të emigruar nëse Laburistët fitonin, rezultoi shkatërruese. “Mbaj mend se merrja letra nga infermiere që thoshin, ‘Kaq ishte, nuk do të blej më asnjë nga albumet e tu,’” thotë ai zymtë.
Megjithatë, albumi i vitit 1993 “Both Sides,” i shkruar në fillim të marrëdhënies së tij martesë-shkatërruese, ishte më i miri dhe albumi i tij më intim që nga “Face Value.” “Aty jam unë në të vërtetë,” thotë ai, duke lënë të kuptohet se albumet e tij më të mëdhenj nuk ishin pjesë e tij. Por, “Both Sides” nuk ia doli dot mbanë dhe nuk arriti t’ia ndryshonte ndokujt mendjen për Collins. Qysh nga ajo kohë, pavarësisht sukeseve si fitimi i një Oskari për kolonën zanore te filmit “Tarzan,” ai ndjey se nuk do të mund t’i rikthente gjërat ashtu siç qebë në parë.
“Ishte si të dilje nga tualeti me letrën higjenike nëpër këmbë, e të përpiqeshe të eje me elegancë, ndërsa përpiqeshe ta hiqje,” thotë ai. “Mendoj se kjo është një nga arsyet përse u tërhoqa. Pata përshtypjen se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj, ishtë të ndaloja e t’ia nisja nga e para. Dhe ashtu bëra, ndalova. Tani mbetet t’ia nis sërish.
Jashtë, dita ka nisur të erret. Ne kemi ecur përgjatë një shtegu të zymtë, ndaj e mbyll duke e pyetur Collins se përse do të donte që njerëzit ta kujtonin më së shumti. Ai psherëtin, si të mos jetë plotësisht i sigurt nëse kjo do të përbëjë ndonjë ndryshim.
“Tanimë është e komplikuar,” thotë ai më në fund, “sepse jam i njohur për disa gjëra, por në të vërtetë jam një tip fare i thjeshtë, duke u përpjekur të bëj gjënë e duhur.”
Është një process i ngadaltë por, si shumë të tjerë, Phil Collins po mëson ta pëlqejë vetveten sërish.( Me shkurtime nga The Guardian, për pasqyrë B.Runa)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *