Organi drejtues i Akademisë së OSCAR, ka miratuar atë që e quan një “seri gjithëpërfshirëse të ndryshimeve thelbësore” në vijim të kritikave intensive mbi mungesën e diversitetit racor në nominimet e këtij viti.
Përmes një deklarate Bordi tha se qëllimi i tij është “angazhimi për të dyfishuar numrin e grave dhe anëtarëve të pakicave të Akademisë deri në vitin 2020”.
Ndryshimet gjithashtu përfshijnë kufirin 10-vjeçarë në aftësitë e votimit të anëtarëve të rinj të Akademisë, i cili do të hiqet nëse anëtari nuk është “aktiv në filma” gjatë kësaj kohe.
“Akademia do të udhëheqë dhe të nuk do të presë industrinë që ta diktojë,” tha presidenti Cheryl Boone Isaacs në një deklaratë.
“Këto masa të reja në lidhje me drejtimin dhe votimin do të kenë një ndikim të menjëhershëm dhe do të fillojnë procesin e ndryshimit në mënyrë domethënëse”, tha ai, shkruan Pasqyre.al
Akademia ka kohë që kritikohet për mungesë të diversitetit racor sa i përket nominimeve dhe që fiton Academy Awards. Asnjë aktorë me ngjyrë nuk është nominuar, aq për aktorin ose aktoren më të mirë për të dytin vit radhazi.
Një reagim i ashpër social pasoi shpalljen e nominimeve të këtij viti. Hashtagu #OscarsSoWhite u bë trendi në mbarë botën – gjithashtu për të dytin vit me radhazi. Ndërsa aktorët Jada Pinkett-Smith dhe Will Smith, si dhe regjisori Spike Lee dhe filmbërësi i dokumentarë Michael Moore, janë shprehur se ata nuk do të marrin pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar, pas mungesës së nominimeve për artistët me ngjyrë. /Pasqyre.al