Historiani Pëllumb Xhufi është shprehur në “Opinion” se në Himarë nuk ka minoritet etnik grek sikundër pretendohet.
Ai thotë madje, se kohë më parë, himariotët kërkonin të bëheshin edhe spanjollë.
“Unë kam botuar një libër me 1500 faqe. Dhe ky problem unë mendoj që është i zgjidhur. Këtë gjë e pohojnë edhe shumë kronika greke. Por kemi edhe një dokument të Gjon Bixhilit, i cili në 1648 i shkruan Dozhës së Venedikut dhe shkruan:
“Ne të gjithë shqiptarët jemi të rreshtuar në bregdet… Pas pushtimit osman Himara dilte vetëm nëpërmjet detit. Ishte një vend i izoluar. Himariotët kanë kërkuar edhe të jenë spanjollë. Një pasaradhës tjetër i Gjon Bixhilit, Foto Bixhili ka thënë në studio ne jemi shqiptarë…” /panorama