Jo çdo shfaqje rroku nis me standing ovation dhe jo shumë prej shfaqjeve në “Royal Albert Hall” përfundojnë euforikisht, por nëse ka një artiste e cila thyen çdo rregull, ajo është pati Smith. Muzikantja dhe poetja u kthye në Londër për dy netë gjatë kësaj jave duke synuar të japë maksimumin gjatë çdo sekonde që gjendej në skenë.
Tanimë 74-vjeçare, zëri i Smith është më i pjekur dhe më i fuqishëm se kurrë. Teksa kërcen në mënyrë energjike në kupolën viktoriane, prania e saj e ngrohtë dhe e fuqishme duket se shkakton një lloj çlirimi tek të gjithë. Nga ana tjetër, turma duket e rrëmbyer krejtësisht nga shfaqja, e cila bashkon muzikën rrok, poezi dhe cover muzikorë si ai i “One Too Many Mornings” nga Bob Dylan.
Ndërmjet këngëve, Pati Smith rrëfen histori për një nga etërit themelues të Amerikës dhe politikanin revolucionar, Tomas Pein, ndërsa ju bën thirrje ndjekësve të vizitojnë “Bunhill Fields,” vendprehja e Daniel Defoe, Xhon Bunian dhe Uilliam Blejk. Mes morisë së homazheve, Smith thotë me shaka se edhe njolla e bojës në xhaketën e saj është e tillë, teksa vijon të tregojë se si Moxarti dhe Beethoveni shpesh shkaktonin mërzi tek të tjerët kur shfaqeshin në festa me mëngët e njollosura nga boja.
Gjithçka është histori dhe çdo gjë ka një qëllim. Është pikërisht ndjesia e të qenit i gjallë, që aq shumë e kemi humbur së fundi, teksa shoqëria ka marrë të tatëpjetën dhe bota, me plot kuptimin e fjalës gjendet në flakë. Megjithatë, fuqia e lidhjes me njëri tjetrin gjendet aty, e izoluar në një sallë me Patti Smith./gazetapasqyre.al