
Alisa Velaj
Përherë i pakuptueshëm për mua mbete
si një gjurmë dëbore
në lartësitë ku s’shkeli kush.
Dhe unë si hëna
zbardhur prej mendimeve
qëndroj pezull në hapësirat e dritë-hijes tënde,
pa mundur të pushtoj asnjërën kullë.
Gjurmë e dëborës mbeti gjer në fund
shëmbëlltyra ime në pasqyrën e hëntë.