Pas dorëheqjes dhe zhurmës së madhe që shkaktoi akti i tij, ish-drejtori i TKOBAP, Ilir Kerni ka reaguar në Facebook duke falenderuar gjithë ata që e kanë mbështetur me mesazhe dhe telefonata.
Kerni gjithashtu shkruan se lajm i mirë është edhe vendimi i qeverisë për rikonstruksionin e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Postimin e tij Kerni e shoqëron me një foot nga projekti për sallën e re.
Te dashur,
mesazhet tuaja të shumta, mbështetja dhe dashamirësia juaj përgjatë këtyre ditëve, më kanë bërë të përjetoj emocione te forta qe rralle here i kam ndjere ne skene.
Me mund e sakrifica por mbi te gjitha me shume dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashesve brenda dhe jashte vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror.
Lajm i mire eshte gjithashtu se pikërisht në vitin e 60-të të teatrit, Qeveria Shqiptare bën me dije dhe vendimin për rikonstruksionin e Tkobap.
Perulesisht mirenjohes qe isha njeri prej jush ne rrugëtimin tonë te përbashkët si artiste.
Miqesisht,
Ilir Kerni
Tirane 3 gusht 2016-, shkruan Kerni