Është miratuar projekti i restaurimit “Hamami Mesjetar” (që daton në shek. XVIII) në Durrës nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Monumenti është në zonën arkeologjike A dhe në qeverinë Berisha ka qenë pjesë e listës së objekteve që do jepeshin me qira.
Ky është një projekt i hartuar nga specialistët e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, i cili me zbatimin e tij sipas zyrtarëve të Kulturës, do të bëjë të mundur vizitueshmërinë e një monumenti të rëndësishëm të qytetit të Durrësit. Hamamet, janë vazhdimësia e banjove greko – romake – bizantine.
Me këto “banjo” (terma – romake, hamam – periudha osmane, ose spa-t e kohës moderne) pararendëse, ato ruajnë shumë karakteristika të përbashkëta, si nga pikëpamja teknike ashtu dhe funksionale, por nga mënyra se si e trajtonin ujin ka ndryshime.
Sipas fesë Islame uji që nuk rrjedh konsiderohet i ndotur, pra ka disa kritere per ta konsideruar të pastër, të cilat nuk varen vetëm nga cilësia e ujit por dhe nga dinamika e tij. Prandaj në hamame është shumë e rrallë prezenca e pishinave. Urojmë që ky hamam mos të ketë fatin e atij të Durrësit, megjithëse duhet theksuar se projekti këtë herë është bërë nga specilaistë të Ministrisë së Kulturës.