Partnerët seksualë, shkenca: Mos e kaloni numrin 10!

CoupleDhjetë është numri ideal i të dashurëve që duhet të kenë pasur si gratë edhe burrat, kanë pohuar së fundmi studiuesit.

Më shumë se 1.000 njerëz morën pjesë në anketë online  në sitin më të madh Britanik për takime jashtëmartesore IllicitEncounters.com, të cilët  u pyetën sesa partner do të donin që të kishte i dashuri ose e dashura e tyre.

Ndërmjet  numrave 8 dhe 12 ishte përgjigja më popullore, e zgjedhur nga 38 për qind e grave dhe 37 për qind e meshkujve.

Brenda këtij grupi, si burrat edhe gratë ranë dakord se numri  10 ishte ok, as shumë pak dhe as e ekzagjeruar.

Sondazhi tregoi se ata që kishin më shumë se 10 partnerë seksual u konsideruan si imoral, ndërsa ata me më pak se 10 partnerë do të konsideroheshin si seksualisht të papërvojë.

Njerëzit u pyetën gjithashtu nëse ata donin të dinin sesa të dashur një partner i ri kishte pasur në të kaluarën – 35 për qind e femrave thanë se donin të dinin totalin e femrave që një burrë kishte pasur, ndërsa 30 për qind e meshkujve kërkuar të dinin historinë seksuale të një gruaje.

Christian Grant, zëdhënës për IllicitEncounters.com tha se “loja e takimeve po ndryshon kaq shpejt”

-“Unë mendoj se ne të gjithë jemi duke u bërë shumë më tolerant dhe seksualisht aventureskë. Nëse do të ishte kryer ky sondazh dhjetë vjet më parë, njerëzit do të prisnin nga një partner potencial që të kishte fjetur me shumë më pak njerëz”, tha ai. (Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *