Para pasqyrës, në Shtëpinë e Popullit

FB_IMG_1452972746252
Eljan Tanini
Po vjen 21 Janari, ndërsa unë, hapa ekspozitën e dikujt në katin e parë të Kryeministrisë atje ku është Shtëpia e Popullit. Kjo nuk është një expo me HILE, më besoni! Dal shumë i bukur në fotografi, u bëj ndere VETËM shokëve dhe sillem me ta si galerist. E dua pikturën vetëm për veten time.
Sa për shqiptarët, nuk kam dashur kurrë që ata të mësohen me vepra artistike nga artistët e tjerë. Edhe kur iki jashtë me takime pune, marr vetëm punët e mia, nuk i dua dot artistët e tjerë. Sepse jam vetëm unë, dhe nuk dua ta marr askund artin pamor Shqiptar.
Estetika ime politike në pushtet, ngjan e bukur tek të huajt. Jo me të gjitha takimet ndërkombëtare ma mban të hap ekspozita.
Nuk më intereson as Galeria Kombëtare, sepse unë e dua Artin nën pushtetin tim, tim, tim, tiiiiim. Nuk kam nerva të flas me njerëzit, nuk i dëgjoj dot, madje e them me mburrje: Edhe në zyrën time që ma ka dhënë populli, unë pikturoj. Unë e dua shumë Unë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *