Vazhdojnë sulmet ndaj simboleve fetare në vendet që po përgatiten për t’u vizituar nga Papa nga e hëna e ardhshme. Pas zjarreve në Kili, sot ishte radha e Perusë ku, nga një sulm në Lima, u dëmtua statuja gjigande e Krishtit, kopje e Krishtit më të famshëm Shëlbues tё Rio de Zhanejro-s.
Një zëdhënës i zjarrfikësve tha pёr agjencitë e lajmeve Rpp News 24 se shkaku i këtij sulmi nuk dihet ende e se janё duke vazhduar hetimet rreth rastit nё fjalë. Statuja e Krishtit qe dhuruar nga firma ndërtimore braziliane Odebrecht, në qendër të një skandali për korrupsion në Amerikën Latine, që ka përfshirë edhe shumë politikanë të rëndësishëm të Perusë. Presidenti i vendit, Pedro Pablo Kuczynski pati ‘shpëtuar’ nga votimi i impeachment-it nё dhjetorin e kaluar pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me kompaninë në fjalë. (Radio Vatikani- pasqyrë.al)