Papa Françesku: Mos e përdorni kryqin kristian si aksesor mode

Papa Françesku ka kritikuar sot njerëzit të cilët përdorin simbolin e kryqit si aksesorë mode, duke e quajtur abuzim.
Në fjalimin e tij në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan ai tha se simbolet fetare duhet të jenë të kuptuara dhe jo të komercializuara ose aksesorë mode.
“Kryqi nuk është një objekt ornamental, apo një aksesor për të plotësuar veshjen, dhe në shumicën e rasteve me të abuzohet”, tha Papa.
“Imazhi i Krishtit të kryqëzuar tregon misterin e vdekjes së Birit si një akt suprem i dashurisë, burimit të jetës dhe shpëtimit të njerëzimit të të gjitha kohërave.”
Papa vijoi të shpjegonte se si kryqi duhet perceptuar si diçka më shumë se thjesht një objekt estetik, duke i kujtuar dëgjuesve fuqinë fetare të kryqit dhe kuptimin që duhet të ketë.
“Si dukem me këtë kryq? Si kur të ishte një vepër arti për tu parë a është apo jo e bukur”, tha Papa me ironi.
Çështja e përdorimit të kryqit si aksesor mode ka qenë një temë e diskutuar edhe më herët në Vatikan, që prej kohës së Papa Gjon Palit, i cili ka bërë të njëjtën thirrje. Por për sa i përket tatuazheve, Papa Françesku u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që njerëzit të vizatojnë simbole fetare në trupin e tyre për të shprehur besimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *