Panspermia: Teoria yjore për origjinën e jetës

Astronomi i famshëm Karl Sagan, tha dikur se çështja e natyrës së jetës në Tokë, dhe pyetja nëse jeta mund të gjendet përtej Tokës, janë dy anët e të njëjtës pyetje. Në rastin e Panspermisë, të dyja pyetjet marrin përgjigje të përmbledhura.

Jeta ekziston përtej Tokës, dhe jeta siç e njohim në planetin tonë jeshil-blu, erdhi nga jashtë atmosferës sonë. Disa objekte qiellore, janë sugjeruar si burimi i jetës në Tokë ngambështetësit terisë së Panspermisë. Këtu përfshihet Marsi, kometat dhe asteroidët, madje edhe sisteme të tjera yjore.

Idetë e hershme mbi Pansperminë

Panspermia është një ide shumë e vjetër, e cila e ka origjinën të paktën që nga koha e grekëve të lashtë. Disa nga përkrahësit e parë të kësaj hipoteze shkencore në kohët moderne përfshijnë astronomët Fred Hojl dhe Çandra Vikramasing. Edhe pse nuk janë gjetur prova për këtë hipotezë të origjinës së jetës, zbulimet e shekullit të kaluar, e bëjnë më të besueshmePansperminë.

Këto zbulime përfshijnë dëshmi intriguese, se jeta mund të ketë ekzistuar dikur në Mars. Një linjë që i ka dhënë më shumë besueshmëri kësaj teze, është fakti se dëshmia më e hershme e padiskutueshme e jetës në të  dhënat gjeologjike daton rreth 3.8 miliardë vjet më parë, afër fundit të Bombardimit të Rëndë të Vonë (LHB), një periudhë e aktivitetit të madh në sistemine hershëdiellor, ku shkalla e përplasjeve midis trupave planetarë, ishte shumë më e lartë nga sa është sot.

A erdhi jeta në Tokë nga Marsi?

Në vitin 1984, një meteorit u zbulua në rajonin Alan Hills të Antarktidës. Ai u quajt ALH84001, dhe pënjë dekadë u la në harresëPor në vitin 1994, analizat gjeokimike dhe mikroskopike, treguan se objekti ishte një meteorit marsian dhe shumë i pazakontë nga tëtjerët.

Shkencëtarët zbuluan se ai përmbante molekula organike komplekse të njohura si hidrokarbure aromatike policiklike (PAH), të cilat shpesh shoqërohen me aktivitet mikrobikPo ashtu ata gjetën magnetite të përziera me sulfur hekuri. Zakonisht këto 2 minerale zakonisht nuk qëllon të jenë bashkë në prani të karbonateve, në rast se nuk prodhohen nga organizma të gjallë.

Për më tepër, studiuesit zbuluan disa nanostruktura në formë shufre me një pamje të pazakontë, të cilat kishin ngjashmëri me disa lloje bakteresh. Këto tre zbulime brenda meteorit, u cilësuan nga disa shkencëtarë si prova e mundshme e jetës në planetin e kuq.

Por me kalimin e viteve, shumica e provave që fillimisht dukeshin intriguese, tani konsiderohen të dyshimta, dhe aktualisht favorizohet më shumë hipoteza e një origjinë jo-biologjike të tyre.

Çështja nëse ekziston apo jo jetë në Mars, do të marrë përgjigje nga një mision që është planifikuar të nisë në fillimin e viteve 2030. Ndërkohë, vazhdojnë të mblidhen të dhënqëtregojnë se dikur Marsi ishte një planet më i pastër dhe më i lagësht, dhe se mund të ketë pasur jetë në të kaluarën gjeologjike të largët

Jetë nga kometat apo asteroidet?

Çandra Vikramasing, astronom dhe matematikan në Universitetin e Bakingham, Britani,mendon se jeta ka të ngjarë të jetë formuar në brendësinë e kometave. Ai thotë se trilionaobjekte kometike që ka të ngjarë të ekzistojnë në sistemin diellor, ofrojnë shumë më tepër mundësi ku mund të jetë formuar jeta, sesa në mjediset e Tokës së hershme.

Sipas tij është e mundur që një kometë të jetë “infektuar me jetë, kur ka kaluar nëpër atmosferën e sipërme të një planeti të pasur me jetë. Kjo mund ta lejojë që jeta të implantohetnë një kometë pa u formuar në të. Sigurisht, kjo nuk shpjegon se si u formua ajo jetë. Thjesht e shtyn problemin më larg në kohë, dhe në një trup tjetër planetar.

Një tjetër vend premtues për një origjinë joplanetare të jetës mund të jenë asteroidët. Ata janë trupa shkëmborë që gjenden kryesisht midis orbitave të Marsit dhe Jupiterit. Shumica e asteroideve, janë ndoshta fragmente të trupave protoplanetarë, që mund të kenë qenë sa madhësia e Vestasme diametër rreth 530 kilometra.

Shumë asteroidë janë të pasur me lëndë organike, përfshirë aminoacidet. Për më tepër, analiza izotopike e asteroideve tregon se disa asteroidë kanë raporte izotopi deuterium-hidrogjen të ngjashëm me ujin në Tokë, duke e bërë më të mundshme që asteroidet të kenë kontribuar me materiale në Tokë gjatë formimit të saj.

Jetë nga sistemet e tjera yjore?

Në fillim shkencëtarët ishin shumë dyshues nëse mikrobet brenda shkëmbinjve të vegjël,mund t’i mbijetonin distancave të mëdha midis yjeve, sidomos pasi një udhëtim ndër yjor

do të zgjaste qindra miliona ose miliarda vjet. Por ky opinion ka ndryshuar me zbulimin kohët e fundit të 2 objekteve ndëryjorë, që kanë kaluar nëpër sistemin tonë diellor.

E pari ishte Oumuamuaqë në gjuhën e Hauait do të thotë “i dërguari i parë nga largAi u zbulua në vitin 2017 nga astronomët duke përdorur një teleskop të Universitetit të Hauait.

Objekti i dytë u zbulua në vitin 2019. 2I/Borisovishte shumë i ngjashëm me kometat e sistemit tonë diellor, përveç orbitës së tij hiperbolike.

2I/Borisov dhe Oumuamua u zbuluan vetëm brenda vitesh nga njëri -tjetri. Dhe kjo sugjeron se vizita nga objektet ndëryjore, janë më të zakonshme nga sa mendohej. Kjo ka bërë që shkencëtarët të jenë më të hapur ndaj mundësisë që jeta të udhëtojë jo vetëm midis planetëve brenda një sistemi diellor, por edhe midis sistemeve diellore.

E ardhmja e teorisë së Panspermisë

Aktualisht nuk ka dëshmi të forta se jeta është formuar në planetë të tjerë. Por pas çdo  zbulimi astrobiologjik, bëhet më e mundshme që jeta të zbulohet së shpejti edhe përtej Tokëstonë. Pyetja që mund të shtrohet është:A do të jetë kjo jetë krejtësisht e ndryshme nga çdo jetë që kemi përjetuar, apo jetë që do të rezultojnë të jenë “kushërinjtë tanë të humbur ndërplanetarë ose ndëryjorë? E vetmja mënyrë për ta zbuluar këtëështë të vazhdoheneksplorimet.

Marrë me shkurtime nga ancient origins – bota.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *