Për herë të parë në qytetin bregdetar të Durrësit po zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Librit Shqip, dedikuar plotësisht fjalës shqipe. Në çeljen e këtij panairi ka marrë pjesë kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, Prefekti i qarkut, Roland Xhelilaj si dhe drejtues të institucioneve lokale.
Gjatë fjalës së rastit, kryebashkiaku Dako deklaroi se Panairi i Librit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Durrës dhe ai do të kthehet në një traditë për qytetitn bregdetar, ndërsa ftoi qytetarët që të afrohen sa më shumë me librin.
“Panairi i Librit, i cili për herë të parë zhvillohet në Durrës, është një iniciativë që gjeti mbështjetje të mënjëhershme nga Bashkia, për vlerat e rëndësishme që mbart ky event. Mendoj dhe besoj që ta kthejmë në traditë në vijimësi për qytetin tonë, me qëllim që qytetarët të kenë mundësinë që të afrohen sa më shumë me librin dhe gjej rastin që t’i ftoj të bëhen pjesë e këtij Panairi, i cili ofron tituj pafund. Do ta kthejmë Panairin në traditë në vijimësi dhe bashkia do t’i mbështesë këto organizime kaq të rëndësishme për qytetin tonë”, pohoi Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Durres-Çelet Panairi Ndërkombëtar i Librit shqip në Durrës (2)Ndërkohë, ideatori dhe një ndër organizatorët e Panairit të Librit, poeti i mirënjohur, Aqif Hysa, është shprehur i kënaqur nga pjesëmarrja e gjerë e shtëpive botuese shqiptare brenda dhe jashtë vendit tonë, të cilat kultivojnë fjalën shqipe. “Fakti që ftesës sonë u janë përgjigjur kaq shumë shtëpi botuese, të cilat ofrojnë për lexuesin qindra tituj librash do të thotë sukses për këtë Panair. Libri u ka munguar qytetarëve dhe është rasti për t’u afruar me të, në të tilla organizime. Edhe pjesëmarrja e lexuesve, në këtë ditë të parë është e lartë, që flet për dashamirësinë e qytetarëve durrsakë për librin, si një aset i pazëvendësueshëm me asnjë mjet tjetër informacioni”, është shprehur në fjalën e tij, Hysa.
Ky është Panairi i parë i Librit që zhvillohet në qytetin e Durrësit, nga Shoqata “DURANA” në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe Autoritetin Portual Durrës. Organizimi i tij është ngjarja më e madhe kulturore përsa i përket librave që zhvillohet jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë.
Durres-Çelet Panairi Ndërkombëtar i Librit shqip në DurrësPanairi Ndërkombëtar i Librit Shqip po shndërrohet në një ngjarje të rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim. Ky panair, ku marrin pjesë rreth 70 shtëpi botuese nga 7 vende të ndryshme ka bashkuar të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë./ATA