Pamjet magjepsëse të Përmetit në dhjetor. Kumbaro: Një thesar ende i pazbuluar!

“S’i keni vizituar akoma?!
Nuk e dini ç’keni humbur… mos kërkoni tjetër!”  – Me këto foto magjepsëse të postuar në Facebook e saj, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, fton njerëzit që të vizitojnë Përmetin, Bënjën dhe të tjera vende me vlera të shumta, jo thjesht natyrore në këtë zonë.

Përmes fotove nga Përmeti i vjetër dhe bukuritë rrotull në Bënjë, ujërat termale, Leussë etj, Kumbaro, i përgjigjet dhe një komentuesi duke iu rikthyer projekteve të Rilindjes Urbane në Përmet për transformimin dhe zhvillimin e tij.

“Përmeti është një thesar i pazbuluar ku natyra ka qenë shumë bujare dhe njerëzit thellësisht të mirë që e kanë ruajtur të paprekur si në rrallë vise të tjera të Shqipërisë.
Por jam krejt në një mendje me ju që s’ka pasur asnjëherë në Përmet program zhvillimi të organizuar ku thesaret të kthehen në burim ekonomie dhe promovimi të vlerave.
Kjo është arsyeja pse e kemi futur Përmetin (më në fund!) në projektin e madh të rehabilitimit urban dhe të restaurimit të qendrave historike.
Përmeti është tashmë dhe për të parën herë pjesë e projektit të zhvillimit që kemi ndërtuar me Bankën Botërore ku do të financohen itineraret, qendra dhe mjedisi. Dhe prandaj ishim këto ditë në Përmet me drejtoreshën e Bankës Botërore sepse programi fillon zbatimin në muajt e parë të vitit 2017. Duhet dhe shumë promovim. Turistët vendas dhe të huaj duhet të dalin nga itineraret klasike dhe të stërnjohura e t’u kthehen zbulimit të perlave si Përmeti ku edhe vendi, edhe natyra, edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe klima janë të paçmuara. Ne duhet ta bëjmë të gjithë bashkë këtë.
Jam e bindur se po t’i integrojmë të gjitha këto për 2-3 vjet në Përmet s’do gjesh me vend të lirë për të fjetur ”, shkruan Kumbaro.

Bënja është shpallur vetëm para pak kohësh Qendër e Mbrojtur Historike me vendim të Këshillit të Ministrave, e po njëlloj Këshilli Kombëtar i Restaurimit ka vendosur edhe për Përmetin, i njohur ndryshe si qyteti i luleve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *