Pamjet e panjohura filmike, 118 bobina drejt digjitalizimit

 

 

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nënshkroi sot një marrëveshje me Arkivin Qëndror të Filmit për Digjitalizimin të gjitha materialeve në format filmi që gjenden në Arkivin Qendror të Shtetit, një pjesë e tyre nuk janë parë kurrë.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido cilësoi se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme. “Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte nënshkruar sot ne do të kishim humbur një pjesë të historisë për shkak të degradimit që ato kanë pësuar. Për këtë arsye falenderoj në mënyrë të veçantë drejtoreshën e Arkivit Qëndror të Filmit Elvira Diamanti, e cila iu përgjigj në mënyrë të menjëherëshme kërkesës tonë për të digjitalizuar” – tha Bido.

Drejtoresha e Arlkivit Qendor të Filmit Elvira Diamanti u bëri apel të gjitha institucioneve shtetërore që kanë në arkivat e tyre material filmik që ta digjitalizojnë pranë institucionit të vetëm që ka mundësi, që është AQSHF. “Filmi kërkon kushtet e tij specifike për t’u ruajtur. Falenderoj në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido i cili u përgjigj në mënyrë të menjëherëshme shqetësimit tonë për tu ruajtur ky material” – tha Diamandi.

Bëhet fjalë për 118 bobina filmike, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga ish Arkivi i PPSH-së dhe procesi i digjitalizimit pritet të zgjasë për gjashtë muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *