Padurim për të ngritur perden e skenës së Teatrit të Operas e Baletit

Pas 5 vite mbylljeje, duke filluar nga data 15 shtator përmes një sërë aktivitetesh celebruese Teatri i Operas dhe Baletit do të hapet për publikun nëpërmjet shtatë shfaqjeve premierë.

“Me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

Placido Domingo do të vijë në Shqipëri në një koncert madhështor të mbajtur më 15 shtator që përkon njëkohësisht edhe me inaugurimin e mjediseve të reja të TKOB. Së bashku me të do të jetë edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Martin Andre, Placido Domingo, dhe Edmond Doko do të dirigjojnë dy mbrëmjet gala koncertale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *