Votuesit e Oscar i kanë dhënë 14 nominine filmin La la Land duke e bërë atë një prej filmave më të nominuar të të gjitha kohërave duke barazuar “Titanic” dhe “All About Eve”.
Ndërkaq, këtë vit ka dominojnë nominimet për aktorët me ngjyrë shkruan New York Times, pasi për dy vite radhazi interneti protestoi me hashtagun #OscarSoWhite. Këtë vit janë nderuar 6 aktorë me ngjyrë per filmat “Moonlight”, “Fences”, apo “Hidden in figure”.
Votimi i tillë është përshëndetur nga regjisori i “Moonlight” Barry Jenkins qe ka 8 nominime. “Është një pohim se filmi mundet t’i rrëzojë barrierat dhe të zbulojë çka është njerezore”– tha ai. Në filmin “Fences” interpretojnë aktorë si Denzel Washington dhe Viola Davis, ndërsa Washington është nominuar për Aktori më i mirë, Davis është nominuar për aktoren më të mirë mbështetëse. Gazeta amerikane shkruan se mund të jetë presioni publik qe ka bërë të nominohen edhe aktorët me ngjyrë si ndërsa Akademia ka bërë ndryshime në votime duke u hequr të drejtën e votës atyre që janë anëtarë të hershëm por që nuk punojnë më e duke u dhënë të drejtën e votës më shumë grave dhe minoriteteve. Edhe këtë vit ka pasur ankesa pasi Santiago Pozo, ka shkruar se racizmi vijon të mbetet sëmundje në Academy Awards- jo veç për aktorët me ngjyrë. Në Hollywood mungojnë minoritetet, – ka thënë ai./Pasqyre.al