Premiera më e re në Teatrin Kombëtar është “Opera për tri grosh” nga Vaclav Havel, vjen për kënaqësinë e publikut në dt. 9-10-11 Dhjetor, ora 19:00.
Një Komedi satirike nga Vaclav Havel, me regji nga Met Xhelili, skenografia Genci Shkodrani, kostumet Anila Zajmi-Katanolli.Interpretojnë: Arben Derhemi, Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Adelina Muça, Olta Gixhari, Laura Nezha, Niada Saliasi, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Erjona Kakeli, Anila Bisha, Rajmonda Bulku, Arjola Basho, Julinda Emiri, Gert Ferra, Genti Deçka, Gent Hazizi, Igli Zarka dhe Xhuliano Brisku.
Mbi autorin
Vaclav Havel lindi në një familje të pasur, në Pragë, më 5 Dhjetor të vitit 1936. Ai vazhdoi studimet universitare me korrespondencë në Akademinë e Arteve për dramë. Gjatë moshës së adoleshencës ai ka marrë mësime private psikologjie nga filozofi i njohur çek J. L. Fischer, i cili pati një influencë të madhe mbi krijmtarinë e tij .Gjatë viteve 1957-1959 Havel mori pjesë në forcat e armatosura të ushtrisë çeke. Ai ishte ndër aktivistët më të rëndësishëm kundër regjimit komunist, dhe kjo solli arrestimin e tij gjatë viteve 1979 deri në 1983. Vetëm pas pak kohësh që Sllovakia u shpall e pavarur, në vitin 1993 Havel u shpall presidenti i parë i Republikës Çeke. Ai vlerësohet për kontributin e tij si një ndër shkrimtarët, eseistët dhe poetët më të famshëm të letërsisë çeke. Në pjesën më të madhe të veprave të tij Havel nxjerr në pah vlerat humane të shtypura të kulturës çeke dhe absurdi është ajo që i karakterizon ato . Ndër veprat e tij më të njohura si shkrimtarë janë: “Motomorphosis”, “Ela, Hela, and the Hitch”, “An Evening with the Family”, “Hitchhiking”, “The Garden Party”, “The Memorandum”, “Guardian Angel”, “Conspirators”, “The Beggar’s Opera”, “Audience” etj.