Olio, 125 vite më parë lindi shoku i pandarë i Stelios

125 vite më parë lindi Oliver Hardy, Olio, një nga më të famshmit e dyshes komike të historisë së kinemasë, e përbërë nga Stan Laurel, Stelio dhe Oliver Hardy.

Familja e Oliver, me origjinë angleze dhe skoceze, në ndryshim nga ajo e Stan, nuk kishte patur të bënte asnjëherë me spektaklin. Babai i tij, Oliver ishte një veteran i Luftës Civile.

Flokët e tij të zinj, të drejtë e të ndritshëm, i rrinin të ngjitur në ballë nga brilantina. Si Stelio, Olio mban një kapele republikë, më të madhe se ajo e mikut të tij dhe një xhaketë shumë të ngushtë, sesa ajo që e vesh Sten. Krahasuar me Stelion, i cili gjithmonë dukej i lumtur me naivitetin e tij, Hardy ishte i brengosur, duke shkuar në krizë morale nga momenti i parë kur miku Oliver filloi të krijojë probleme.

Në 1921, Stan Laurel e Oliver Hardy takohen për herë të parë në setin e “Qeni me fat”. Në atë kohë dy aktorët që sapo ishin njohur filluan të miqësoheshin dhe u bënë komikët më të famshëm në historinë e kinemasë.

Gjatë karrierës së tyre , e zgjatur që nga 1921 ( me një pushim prej pesë vitesh deri në 1926) deri në 1951 interpretuan 106 filma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *