Ogerta Manastirliu i shkon në spital Tinka Kurtit, ja gjendja e aktores

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka shkuar për vizitë më spital aktores Tinka Kurti.

Aktorja është shtruar sot pasdite në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore.

Megjithëkëtë, ministrja e Shëndetësisë i ka bërë një vizitë. Për çka shkruan: Të shkuara Tinka Kurtit, yllit të skenës shqiptare e të fëmijërisë së të gjithëve ne dhe gruas që gjithnjë frymëzon gratë me fisnikërinë, energjinë e kurajon e saj

Në muajin nëntor aktorja e mirënjohur e skenës shqiptare Tinka Kurti, ka pësuar një aksident, duke u rrëzuar në shkallët e pallatit të saj. Si pasojë pati shembje në të gjithë trupin duke e pasur të pamundur lëvizjen. Lajmin e pat bërë publik profesori Përparim Kabo i cili rrëfente se si kjo aktore, e cila i ka dhënë kaq shumë kinematografisë shqiptare, ishte  braktisur nga shteti, por as në spital nuk po merr dot ndihmën e nevojshme. Ai i pat bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, të marrë masat e duhura për shëndetin e Tinka Kurtit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *