Oficeri i Shërbimit Sekret Amerikan, njeriu që dinte misterin e Enver Hoxhës. Një vit më parë në 25 janar 2014 vdiq në moshes 96 vjeçare i fundit oficer i Shërbimit Sekret Amerikan OSS, Nick Kukich i cili shërbeu pranë Shtabit të Përgjithshëm Partizan. Duke ofruar fotot e tij, studiuesi Auron Tare thotë se Nick Kukich ishte një prej oficerëve që u dërguan nga Fultzi në Shqipëri për të ndihmuar partizanët. Ishte mjaft i afërt me Enver Hoxhën por nuk dihet nëse i mbajti lidhjet me diktatorin komunist edhe pas lufte. Nga oficerët amerikanë të OSS njihej si personi me lidhjet më të afërta me Enver Hoxhën. “4 vite të shkuara kur e kontaktova për ti bërë një intervistë për publikun shqiptar nuk mund të fliste pasi ishte sëmurë por i biri më tha se për vite me rradhë nuk kishte folur kurrë për eksperiencën e tij shqiptarë. Në foto e botuar këtu duket Kukich në shpellën e famshme në Grama Bay ku ishte edhe baza e parë e OSS. Iku duke marrë me vete misterin e lidhjeve me Enver Hoxhën”, -shkruan ai.