“Nuk të besoj fare” nga Vladimir Sergejeviç Sollovjov

Vladimir SOLLOVJOV
Sytë, ndjenjat e fjalët që thua
E dashur mike s’t’i besoj aspak,
As vetes jo, dhe më dëgjo mua,
Vetëm yjet besoj që ndritin lart.

Ata yje nga shtigje të dlirë
Ëndrra të vërteta më dërgojnë,
Lule qielli në shkretëtirë
Mbjellin, që për mua lulëzojnë.

Mes lulesh, në verë shekullore
Me argjend ndërthurur në kaltërsi,
M’e bukur je n’atë drit’ yjore,
Si është më e dlira dashuri!

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Kalendari poetik:  Vladimir Sergejeviç Sollovjov 1853-1900

Sot është data e lindjes e Vladimir Sollovjov-it; filozof, teolog, poet dhe kritik letrar rus. Wikipedia ka plot hollësi për kurreshtarët; kritik i ashpër i Pushkinit poet-profet që humbi jetën kot në një duel; gjithashtu kritik edhe i teorisë së jo-dhunës së Tolstojit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *