Nuk jam e jotja

Nga Sara Teasdale

Nuk jam e jotja, as brenda teje tretur,
e pahumbur, e pse vdes të jem vërtetë,
humbur si një qiri në mesditë i ndezur
humbur si një flok bore m’u në det.

Ti më do dhe ç΄gjej te ty ende, ta them,
një shpirt të bukur e rrëzëllitës,
por unë jam unë që vdes të jem,
humbur si drita që humbet mes dritës.

Oh, zhytmë thellë në dashuri,- nxirr prej aty
ndjesitë e mia, lërmë shurdhe, të verbuar,
rrëmbyer nga shtrëngata e tëndes dashuri
një qiri i hollë nga era i sulmuar.

Shqipëroi nga origjinali në anglisht:
Laureta Petoshati


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *