“Nuk i heqim emrin e Enverit universitetit, është i shtrenjtë për ne”

“PD jashtë ligjit”

Një telegram tjetër i nisur nga NRSH-ja e Gramshit kërkonte që forca e re e sapokrijuar, Partia Demokratike, të dilte jashtë ligjit shkruan Kastriot Dervishi duke ofruar telegramin. Ja telegrami:

“Shokut Ramiz Alia-kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Tiranë.
Të mbledhur sot më datë 9.2.1991, mbështesim proceset demokratike të ndërmarra nga PPSH dhe luftojmë që atë të kalojnë me punë, mençuri e urtësi. Indinjohemi nga qëndrimet ekstremiste të disa forcave të errëta që kërkojnë destabilizimin e jetës së vendit si dhe qëndrimin e kërkesave të studentëve të cilët kërkesat për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mësimdhënien e përfundojnë me kërkesat për dorëheqjen e qeverisë, për shfuqizimin e ligjit për ruajtjen e monumenteve, për heqjen e emrit të universitetit, emrin e Enver Hoxhës, emër i cili është jetë dhe i shtrenjtë për ne, ashtu si për gjithë shqiptarët e ndershëm. Mendojmë se këto veprime që bien në kundërshtim me forcimin e unitetit të popullit dhe në destabilizimin e vendit, shtyhen dhe nxiten nga Partia Demokratike. Kërkojmë që kjo parti të dalë jashtë ligjit.
Jetë të gjatë e shëndet të plotë për të mirën e popullit shoku Ramiz
Nga kolektivi i NRSH
Gramsh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *