Filmi nuk është ai që thuhet-A është mbivlerësuar e mbireklamuar “La la land”? (A vlen sa Titanik?)
Nga Steven McIntosh për BBC
“E pabesueshme!”, “I lavdishëm!” “I mrekullueshëm!” – Publicitetin mbi “La La Land” ka qenë e vështirë ta shmangësh. Përveç tërë lavdërimeve, filmi ka dominuar sezonin e çmimeve – duke u barazuar me rekordin e të gjitha kohërave të mbajtur nga “Titanik” dhe “All About Eve” për shumicën e nominimeve në Oskar.
Por tani, shumë dashamirës e amatorë që ndjekin rregullisht kinemanë po thonë – ose më mirë po pëshpërisin – se nuk janë magjepsur. Unë vetë kam qenë një prej atyre njerëzve që mezi prisja ta shihja – por më la disi të zhgënjyer. Duhet të theksoj se nuk mendoj që “La La Land” është një film i keq. Larg prej kësaj – këngët të mbeten në mendje dhe është xhiruar bukur. Por pas vlerësimeve me pesë yje, kam ardhur në mendimin se ka qenë tepër i reklamuar. Duke gjykuar nga nominimet në Oskar dhe reagimet në inboxin tonë – ka edhe fansa të tjerë të filmit të cilët mendonin në të njëjtën mënyrë. “Unë nuk mund të pajtohem më shumë me ata që e kritikuan ‘La La Land’. Absolutisht film i keq. Regjia ishte e papjekur dhe filmit i mungonte çdo hap, duke lënë mënjanë këngën dhe kërcimin e dështuar” – Leslie “Në njëfarë mënyre, unë mendoj se kritikët dhe anëtarët e Akademisë kanë qenë në ‘La La Land’. E pashë filmin të dielën dhe ndonëse nuk e urrej, thjesht nuk mund të kuptoj gjithë bujën rreth tij.” – Graham “Linja e tij është shumë të dobët.
Muzika dhe këngët nuk janë në nivelin e një muzikali të madh. Doja vetëm që filmi të mbaronte, mezi prita! Kur kritikët do të jenë të sinqertë në lidhje me një film? Pesë yje këtij, pesë yje se …? Për mua ai film mezi merr një, a dy” – Nigel Nuk është e pazakontë kjo për flimat e nominuar, të jenë gjerësisht të ndjekur e kritikuar. Në të vërtetë, kjo është edhe një shkollë për marketingun, që është e nevojshme kjo për një film që ta ndajë opinionin me qëllim që ai të jetë i suksesshëm. Oscar Wilde me siguri e besonte thënien e famshme: “Ka vetëm një gjë në botë më të keqe se sa të përfolurit, dhe ajo është që askush të mos flasë për ty’. Titanic duket se e provoi këtë teori – edhe pse ka një efekt mbi audiencat të ngjashme me ‘Marmite’, që u bë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave (që ia kalon edhe Avatar). Muzikali i fundit që ka fituar Oskar për Fotografinë më të mirë ishte ‘Chicago’ më 2002- me Catherine Zeta-Jones dhe Renee Zellweger. E mbaj mend vete duke shkuar për ta parë atë në kinema dhe mbaj mend që më ishte thënë sa i mirë ishte. Aksioni, montazhi dhe këngët qenë përzier së bashku për të bërë një film pothuajse-perfekt. Suksesi i mëvonshëm i filmave si ‘Mamma Mia’ dhe ‘Pitch Perfect’ kanë provuar se audiencat janë më shumë se të gatshëm për të shkuar dhe për të parë muzikale në ekranin e madh.
Por ndërsa këta filma janë mjaft të zakonshëm dhe të drejtpërdrejtë, ‘La La Land’ është kritikuar se nuk jep atë që reklamon. Në imazhin e kudoshfaqur promovues të filmit, Ryan Gosling dhe Emma Stone janë parë të vallëzojnë së bashku në një horizont të purpurt. Ngjyrat e gjalla e bëjnë atë të duket i ri, tërheqës, joshës. Shumë nga kritikët e filmit e kanë përforcuar imazhin e tij si një histori dashurie e Hollivudit. “Një muzikal romantik i shkëlqyer” u përshkrua ai. Por filmi është në fakt larg të qenit romantik – për të mos përmednur që mungon fundi tradicional i lumtur ku Gosling dhe dhe Stone përfundojnë së bashku. Personalisht mendoj se të mos qenit i parashikueshëm është në fakt një nga cilësitë më të mira të ‘La La Land’, u befasova këndshëm që përfundimi i tij mori një rrugë të papritur. Natyrisht, është një reagim i pashmangshem për ccdo produkt të kulturës kur suksesi i tij është stratosferik. Është gjithmonë e vështirë për çdo film, album, libër apo shfaqje televizive ta jetosh sicc e ke pritur kur është vlerësuar aq shumë. Nëse do të kisha shkuar në kinema pa pritshmëri, ndoshta do të kisha dalë prej aty me një mendim më të mirë se sa dola me ato pritshmëri që kisha, të tilla të larta. Disa janë kapur me faktin që një film për xhazin ka dy aktorë të bardhë , ndërsa të tjerë thonë se skenari është i dobët dhe se talenti i Gosling dhe Sione në të kënduar është i diskutueshëm. Do të jetë e vështirë për të argumentuar që ‘La La Land’ është film i keq – ai thjesht nuk ka fare të bëjë me atë që thotë reklama për të. Këshilla ime për ata që nuk e kanë parë do të ishte të injorojë kritikat, të shkonë me një mendje të qartë dhe vetëm ta gëzojë atë si një film të bukur, por jo spektakolar.