“Nothing else matters”, kënga e parë e Metallica që kapërcen 1 miliard shikime në YouTube

Kënga, që është pjesë e albumit “Black Album”, i vitit 1991, është postuar në YouTube në tetor të vitit 2009.

Kjo këngë është nga të paktat këngë “rock” që kanë kaluar 1 miliard klikime. Këtë shifër e kanë arritur “November Rain” e Guns N Roses, “In the End” e Linkin Park, “Chop Suey” e System of a Down dhe “It’s My Life” e Bon Jovi.

Në rreth 4 dekada jetë, Metallica ka shitur 125 milionë albume në të gjithë botën dhe është grupi me më shumë koncerte në histori.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *