Ndër momentet më të mira muzikore ndër vite dhe ndër notat më të larta që janë mbërri në Eurovizion, janë edhe këngëtaret shqiptare si Rona Nishliu, Elhaida Dani dhe ajo e cila do ta përfaqësoj sivjet Shqipërinë në Eurovizion Lindita Halimi, përcjell KultPlus.
Eurovision Song Contest, sot ka publikuar një video, ku ka paraqitur notat më të larta që janë mbërri në këtë garë të madhe. Në këtë video kanë hyrë këngëtarët të cilët kanë qenë pjesë e Eurovizion dhe ata të cilët do të jenë pjesë e tij sivjet, shkruan KultPlus. Ndër momentet më të mira muzikore ndër vite dhe ndër notat më të larta që janë mbërri në Eurovizion, janë edhe këngëtaret shqiptare si Rona Nishliu, Elhaida Dani dhe ajo e cila do ta përfaqësoj sivjet Shqipërinë në Eurovizion Lindita Halimi.
Rikujtojmë se këngëtarja kosovare Rona Nishliu, është ajo e cila mbanë pozitën më të mirë deri më tani sa i përket pjesëmarrjes së Shqipërisë, ku me këngën “Suus”, në Eurovizionin e vitit 2012-të, pati zënë vendin e pestë.