Romancieri britanik Kazuo Ishiguro ka fituar Nobelin në Letërsi për vitin 2017. Akademia suedeze e ka bërë shpalljen pak minuita më parë nga Stokholmi.
Akademia Suedeze e vlerësoi Ishiguron për “romanet e tij me forcë të madhe emocionale” në të cilët ai “ka zbuluar humnerat nën ndjesitë iluzive të lidhjes me botën”.
Kazuo Ishiguro është romancier, skenarist si edhe ka shkruar tregime të shkurtra. Ai ka lindur në Nagasaki të Japonisë dhe familja e tij është transferuar në Angli në vitin 1960, kur ai ishte pesë vjeç. Ishiguro mori diplomën e tij bachelor nga Universiteti i Kentit në vitin 1978 dhe mbrojti masterin për shkrim kreativ në Unversitetin e Anglisë Lindore më vitin 1980.
Ishiguro është një nga autorët më të njohur të fiksionit bashkëkohor në botën angleze, pasi ka marrë katër nominime për Man Booker Aëard dhe e ka fituar këtë çmim në vitin 1989 për romanin e tij “The Remains of the Day”. Në vitin 2008, The Times e rendit Ishiguron të 32-in në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945”. Romani i tij i shtatë, “The Giant Buried”, u botua më 3 mars 2015 në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar./Pasqyre.al