Njeriu që kur lind nuk i përket më vetes…

Kush është njeriu?! Cfar është njeriu?! Njeriu dilema e perjetshme. Zotrëues i kohsë apo një i pjese të saj? I vetëm apo midis te tjerëve? Për të fol për njeriun nuk mjaftojnë prerja e të gjitha pemëve të shnëdruara në leter të cilat po njeriu del me parrullat – “mbroni mjedisin”.

Njeriu kontradiktor që ne lindjen e tij e deri në humbjen e tij qe nuk e dimë ku shkon më pas!

Studimet e shumta për njeriun nga filozof, psikolog, psikanalist, biolog, antropolog, etj etj shkencave të fushave të ndryshme. Prësa i prëket temës së mesiprëme do të ishte më e pershtatshme që esen time t’a bazoja mbi studimet e Zigmud Frojd, psikanalisti i cili ka lënë gjurmë shumë të fuqishme në historin njrëzore .

 

Parashtrohet njeriu si trup fizik dhe njeriu “dilema e kohërave” Shpirti dhe mendja. Nëse unë do pyesja cdokënd nga ju ketu: ku është mendja? 70 % -i Juaj do të vendoste dorën apo gishtin e tij tregues te koka duke shënjuar vendin ku rri truri. Kjo tregon se sa pak dimë sa pak te informuar jemi ndaj qënies njerëzore . Mendja nuk është organ, nuk ka ngjyrë, nuk preket dhe ne nuk mund ta dimë ku është. Sikur dhe shpirti gjithashtu!

 

Shumë ateist dhe të frikësuar nga e panjohura – do t’a kundërshtojnë esen time për shkak se ata nuk janë perpjek të shikojnë me thellë studimit. Shumë nga frika apo shumë nga mosdija, këta janë ata që nuk perqafojnë dot shkencat alternative, të cilat paragjykohen dhe nga shumica. Kjo sepse si shumica e qënieve njerzëore preferojnë t’a marrin informacionin gati. Nuk kalojnë në fazen përceptive të atij informacioni e më pas në atë analitike.

 

 

Disa kalojnë direkt në fazen analitike e cila zakonisht vjen si pasoj e unit fizik te ndikuar nga arsimi, apo kushtet sociale në te cilat dikush qendron. Harrojnë fazën perceptive , duke qënë se kjo shumicë për keto factor të sipërm përmendur e shumë faktor të tjerë që ndikojnë, e marrin informacionin gati dhe janë të kënaqur me atë lloj informacioni i cili shpesh fillon ne frazat : “Se shkenctarët thane…” “Doktorët thane…” “Analistët thanë” Etj.

Këtu shkon me vend batuta “Shkenctarët thonë se; njerëzit nuk duhet të besojnë gjithshka në atë që thonë , sepse e thonë shkenctarët. ” Parashtrojmë temën kryesore: Njeriu që kur lind nuk i perket më vetvetes por universit. Po, kjo është një frazë në të cilën unë si individ, por dhe te tjerë që janë të vetdijshëm për shumë faktor psiko-social jemi dakord. Por, njëkohësisht dhe deri diku e kundërshtojmë pasi universi është dicka e panjohur. Si mund të dimë nëse i perket atij nese ne nuk e njohëm atë në thellësi. Ne dimë shumë pak për të barazuar. Nëse do e perdorim termin univers më shumë si jeta njerëzore e perfshirë nga faktor ekonomik, social, politik, artistit etj,etj.

Atëherë kjo frazë barazohet te 100 % i saj por nëse termin univers e marrim me kontekstin e tij të parë kjo temë do te ngelet per t’u studiuar kur ne ta njohim 100% universin dhe funzionet e tij qe sic jemi informuar “është i pafund ” Pergjigja – në këtë rast është në kontradiktë me temen e ketij shkrimi.

 

Nuk e di per ju, por mua nuk me dalin llogaritë. Vetëm nëse gjejmë eliksirin e përjetësisë e nëse përjetësia do të ketë fund! Pra në këtë rast ironia është e paket. Ne jemi shumë të paditur për të marr përsipër një temë kaq te madhe sado të mendojmë që jemi krijesa më e zhvilluar dhe më inteligjente në Tokë. Ne thjesht atë e kemi si hipotez dhe nëse do ngopeshim vetëm me hipoteza jemi vertet por vertet për të ardh keq!

Tani, t’a shqyrtojmë këtë temë në kontekstin e saj të dytë! Njeriu në vetvete është subkonshienca e tij, e cila sqarohet me detaje ne studimin e librit psikanaliza e Dr.Zigmud Frojd! Subkonshi i njeriut është i vetmi vend i pa ndikuar nga shumë faktorë i vetmi vend kur njeriu është vetvetja dhe i perket vetvetes.

 

Shumë studime janë bërë mbi të, kontakti me subkonshiencën e njeriut është arrit me anë të hipnozës, e cila është një taktikë fort e rezikshme dhe duhet përdorur nga psikolog shumë të aftë në mënyrë që individi i cili është gjithashtu dhe eksperimenti mos të pesoj asnjë demtim anësor i cili do ndikoj në kujtesën e tij, në sjelljen e tij etj, etj. Pra, subkoshienca është njeriu i plot dhe zoterues i vetvetes, i cili di gjithshcka për veten. Frojdi, ndikonte tek subkoshienca me anë te psikoterapisë dhe shëronte (kuronte) shumë njerëz të cilët kishin probleme mendore. Psikologet e sotëm perdorin dhe hipnozën e cila në shumë raste është e ndaluar, sepse ka shumë efkte anësore. Shumë hipoteza interesante mbi këtë studim kanë shumë autor të shkencave alternative që studimet e tyre i kanë bazuar mbi shume informacione nga fizikant si:

 

Nikola Tesla apo filozof si Immanuel Kant. Kam një këshillë për të gjithë paragjykuesit e kësaj shkence. Jeni produkte të nje sistemi, të cili nuk mund t’i faktoni as 10 % të të “vërtetave” që ai thote . Bëhuni më skeptik dhe mos i mohoni hipotezat. Nuk po them besojini, por thjesht bëhuni më të hapur.

 

Cdo fakt shkencor sot ka qënë hipotezë dikur . Pra, për t’i rënë shkurt. Njeriu është subkonshi, por dhe uni fizik i tij. Uni fizik i tij, njeriu është që kur lind merr edukatë nga prinderit. Merr edukatë dhe imponohet nje sjellje nga shoqeria, mesuesit, prinderit, shoqeria,. televizioni, librat, etj. Pra, njeriu që ne njohim është thjesht një produkt i faktoreve të jashtem që e rrethojnë. Faktorë ekonomik, shoqeror social, politik, fizik, etj etj. Pa fund. Një pyetje për të gjithë? Kush je ti o njeri?!

 

Pra, nëse qënia e paprekur jotja fshhihet brenda teje nga mund ta dish se kush je? Kur cdo gjë që bën nuk je ti por janë faktorët që ty të rrethojnë! Egoizmi yt si krijesë bën që të dëmtosh cfarëdolloj qënieje tejetër dhe më pas egoizmi yt si individ të bën të dëmtosh dhe qënien tënde.

Tani po të thyej atë që t’i ke më të shtrenjtë, egon tende, duke të thënë që: cdo gjë që ke nuk e ke se e do, sepse ti ne te vertet nuk e di cfare do, sepse ti në të vertet nuk e njeh veten! Po o njeri! Ti që kur lind nuk je më produkt i vetvetes po i gjithçkaje që të rrethon!/ LINDA MATI/ Autorja është studente në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *