Një vit pa Jorgo Bulon

Nesër, 26 nëntor 2016, një vit pa Akademikin dhe mikun e rrallë Jorgo Bulo!
U nda nga jeta në të gdhirë të datës 26 nëntor 2015 në qytetin e Përmetit, në punë e sipër, ku kishte shkuar për të folur për rëndësinë e veprës shkencore dhe artistike të akademikëve Rexhep Qosja dhe Dritëro Agolli, kjo në mbasditen e datës 25 nëntor
Në mëngjesin e asaj dite, festuam sëbashku në qytetin e Gjirokastrës 10 vjetorin e futjes së iso-polifonisë në listat e dukurive shpirtërore të UNESCO-s mes miqsh e shokësh të shumtë.
Do ta kujtojmë përsëri këto ditë në Akademinë e Shkencave me promovimin e librit të Tij të fundit “Fjalët e shpirtit”!
I paharruar Profesori Ynë!
Në foto: Tavolina e punës në Akademinë e Shlkencave.
Ne foto: Jorgo Bulo në aktivitetet në Gjirokastër dhe në Përmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *