Një vit pa Arben Bajon/ Edhe dy ditë do dal nga spitali, rrëfimi prekës i bashkëshortes së skulptorit që humbi jetën nga Covid-19

NGA ARISA LIÇO/ Gazeta Panorama

Skulptori i njohur Arben Bajo bënte pjesë në grupin e personave që nuk e besonin se koronavirusi ekziston, por me shprehjen ‘jam kockë e fortë’, së bashku me dashurinë për jetën, forcën e besimit dhe optimizmin, nuk arriti ta fitonte përballjen me virusin e rrezikshëm.

Arben Bajo u nda nga jeta më 9 gusht të një viti më parë. Përgjigjen e tamponit të tij, familja e mori vetëm pas vdekjes.

Artisti do të rezultonte negativ në testin kundër koronavirusit i cili u bë 5 ditë pasi bashkëshortja e tij kishte telefonuar Urgjencën Kombëtare.

Nga ambientet e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ pati edhe komunikimet e fundit me familjen, miq, të dashurit e zemrës.

Bashkëshortja e tij Teuta, kujton në këtë rrëfim prekës për Gazetën Panorama, për ditët kur Arben Bajo në mesazhe i tregonte se ishte dhe do të bëhej mirë.

‘Edhe dy ditë edhe do dal’, ishte ky teksti plot shpresë dhe optimizëm, veçori që karakterizonin personin e tij, që Teuta mori vetëm dy ditët e para, pasi ditën e tretë të shtrimit në spitalin ‘Covid2’, Arbeni pësoi një trombozë në mushkëri dhe gjendja e tij u agravua shpejt.

Artisti i njohur u fut në intubim! Teuta kujton se informacionet për bashkëshortin i merrte përmes miqve dhe të njohurve dhe jo nga vetë mjekët që e ndiqnin gjendjen e tij.

Ora do të shënonte rreth 2 pas mesnate, duke u gdhirë data 9 gusht, kur zilja e telefonit të Teutës ra, por sikur ta parandiente lajmin e hidhur që do të vinte nga personi në anën tjetër të celularit, ajo nuk u përgjigj vetë.

arben bajo skulptorio89
Skulptori i ndjerë, Arben Bajo!

Kunata e cila ndodhej pranë saj, do të ishte përcjellësja e lajmit të zi se skulptori nuk ia kishte dalë në luftën e tij përballë koronavirusit.

“Ishte çasti më i vështirë i jetës sime dhe i vajzës sime, nuk dua ta kujtoj…”

Në intervistën e saj për lexuesit e Gazetës Panorama, Teuta nënvizon se për Benin ishte shumë vonë! Ditën kur ambulanca e mori për ta çuar në spital, ajo e kujton si të tmerrshme, pasi gjendja e tij kishte agravuar së tepërmi.

Ndihma e parë për skulptorin, 10 litra oksigjen teksa transportohej nga banesa për në spitalin Covid2! Rezultati i ekos do të tregonte një prekje në përqindje të madhe të mushkërisë.

“Ditën që e shtruan në reanimacion, ishte mëngjes dhe më shkruajti ‘kur të vish nuk do më gjesh, jam me analiza, por më sill disa gjëra” kërkonte, rroba. Komunikuam pak, më pas unë i shkruaja ai nuk më kthente përgjigje. Ishte intubuar”.

Kjo do të ishte dita e fundit kur Arben Bajo do të fliste me bashkëshorten  e tij.

Pandemia i la në mes skulptorit të talentuar një ekspozitë për të cilën ai kishte bërë gjithçka gati. E po kështu, pandemia e Covid-19, i preu jetën Arben Bajos në moshën 52-vjeçare, një virus që as nuk e besonte se ekzistonte! Sot, vajza e Benit, vazhdon në gjurmët dhe trashëgiminë e të atit, teksa punon çdo ditë në studion e tij. Miqtë dhe të afërmit e Arben Bajos e kanë vënë në plan që së shpejti, veprat e skulptorit të njohur do të prezantohen në ekspozitën që ai vetë, nuk e realizoi dot!

Teuta ka zbuluar pas vdekjes së bashkëshortit të saj edhe një shkrim që Arbeni ka lënë për studentët e tij.

Vepra e fundit te cilen skulptori Arben Bajo e kishte ne dorë para se te nderronte jetë!
Vepra e fundit te cilen skulptori Arben Bajo e kishte ne dorë para se te nderronte jetë!

RREFIMI I BASHKESHORTES SE ARBEN BAJOS, TEUTA BAJO

Si ka qenë ky një vit pa Benin për familjen Bajo?

Viti i parë pa Benin, pa prezencën e tij, se ndoshta ka pasur edhe herë të tjera që ka qenë larg, ishte shumë i vështirë si për mua edhe për vajzën time. Një mungesë shumë e madhe një boshllëk shumë i madh  që u ndje tek pjesëtarët e familjes.

Lidhja juaj ishte shumë e fortë…

Po, lidhja jonë ka nisur që në moshën 17-vjecare dhe ka vazhduar deri ditën e fundit, 35 vjet bashkëjetesë, 35 vjet jetë, një lidhje shumë e fortë. Nuk dua të bëhem si adoleshente po për mua ishte mbështetja kryesore, ishte njeriu që unë kur mbështetja kokën në krahët e tij, cclodhesha, ndieja ngrohtësi.

Ishte shtylla për ty, famijlen…

Pikërisht, dikur kur dëgjoja më të moshuarat ose nënat që qanin për fëmijët, apo për të afërmit e tyre e thoshin shprehjen “iku shtylla e shtëpisë”, unë tani e besoj plotësisht se ccfarë do të thotë kjo thënie. Ai me të vërtetë ishte shtylla e shtëpisë.

Si i kujton vitet me Benin?

Vitet më të lumtura të jetës sime.

Në cilën moshë u bëtë prindër?

Në moshën 28 vjecare unë , ai 29.

Si ishte lidhja e tij me vajzën?

Lidhja e tij me vajzën ishte shumë shumë e ngushtë, ishin shokë, ai kurrë nuk e trajtoi vajzën si fëmijë, por ishin shokë. Ishte një lidhje prind-fëmijë dhe miq. Ishte një lidhje e përkryer edhe e ka realizuar edhe tek skulptura e vet që e ka quajtur ‘Shëtitje’.

Skulptura e Arben Bajo, titulluar 'Shetitja', dhurate per te bijën
Skulptura e Arben Bajo, titulluar ‘Shetitja’, dhurate per te bijën

Si e ka përjetuar vajza këtë vit pa babain?

Ka qenë shumë e vrarë.

Si e ka mbushur boshllëkun e babait në studion e tij?

Fillimisht nuk donte të vinte në studio, e kishte të pamundur të vinte. Me ndihmën e një miku tonë ajo arriti të transferojë studion e saj në studion e babait, dhe që atë ditë vjen edhe punon pothuaj përditë në studion e saj.

Kjo tashmë është studio e saj, me trashëgiminë e babait…

Po, kjo studio do rrijë e hapur për aq mundësi sa do të kemi.

Si i kujton ditët e fundit me Benin, ditët kur ai u infektua, si e mori vesh?

Nuk e pranoi, që ishte i sëmurë, nuk kishte shenjat e Covid.

Ishte asimptomatik?

Jo, nuk kishte shenja sic thoshin që ikën shija, apo kekollë apo nuhatje, por kishte shenja të një virusi të verës që atë e kishte kapur edhe dy vite më para rresht, kishte temperaturë dhe prerje barku.

Dhe kjo ne na gënjeu, se temperatura i binte cdo 6 orë dhe me një paracetamol, një moment i ra temperatura, dikush e mori në telefon, bëri dush dhe erdhi në studio për një punë, kur është kthyer ka qenë në gjendje debulese, i mbushur në djersë dhe që nga ai moment temperatura binte e zbriste, por përsëri nuk mendonte që kishte Covid, sepse kollë nuk kishte.  Përsëri nuhatje kishte, oreks kishte dhe nuk e besonte. Nuk e besonte edhe vetë më përpara që ekzistonte si virus.

Bëri tamponin?

Ishte vëllai që i mbushi mendjen për të bërë tamponin. Kur iu mbush mendja për ta bërë, unë kam marrë 127 në telefon, se nuk donte që ta telefonoja, në spital s’donte të shkonte, thoshte ‘S’kam gjë’.

E mora 127, ka qenë ditë e premte dhe 127 kanë ardhur me ndërhyrje, të mërkurën në mëngjes. U vonuan pesë ditë. Përgjigja e tamponit nuk erdhi. Pasi kishte vdekur Beni morëm Institutin dhe doli negativ. Me aq ditë vonesë virusi kishte kaluar në rrugët e frymëmarrjes.

Dita që u shtrua në spital?

arben bajo skulptor

Dita që u shtrua në spital ishte ajo më e tmerrshmja për faktin se edhe gati i ra të fikët në shtëpi. Ishte ora 2 e natës, kanë ardhur ta marrin me ambulancë, e morën dhe e çuan në spital.

Unë i ndoqa me taksi dhe kur mbërritën pashë që i kishin vendosur oksigjen 10 litra. Në atë moment u cel në fytyrë, merrte frymë. Një moment e morën për të bërë skaner dhe ia hoqën oksigjenin, aty tregoi që e kishte të nevojshme sepse i tha infermieres dua pajisjen.

Kur doli skaneri, doktori i turnit të natës më tërheq dhe më thotë hajde ta shikosh.

Aty pashë një skaner të pastër që dukej shumë qartë dhe ai shpjegoi se të gjitha shenjat e bardha janë covid, forma e mushkërisë ishte pothuajse e mbuluar me të bardhë.

Profili pas ishte e bardhë komplet dhe bronket ishin të gjitha të bllokuara me topa.

E shtruan, unë qëndrova deri në orën 7 të mëngjesit në parapranim, më pas dola nga ana e dritareve. Në katin e parë të Shefqet Ndroqit, aty po komunikoja me Benin dhe më drejtohet:

‘Teuta shkoni bëni edhe ju analizat se mos keni gjë’.

Mos ki merak i thashë unë se do shkojmë ti bëjmë.

Ditën tjetër bëmë skander si unë dhe vajza, vajza nuk kishte asnjë shenjë, tek skaneri im thoshte i prekur në bronke, pas 10 ditësh e përsëritëm, vajza përsëri e pastër, por unë me Covid të lehtë, por s’kisha asnjë lloj shenje.

Ndërkohë kur mora përgjigjen e skanerit të parë, i shkruajta në mesazh “Mos ki merak për ne se kanë dalë mirë’.

‘O sa më gëzuat’ tha, ‘mirë ja edhe unë dy ditë do dal jam mire, më mirë po bëhem.’

Të gjitha këto mesazhet ‘më mirë po bëhem’, ‘ja edhe dy ditë’, ‘më kanë vënë këto aparaturat për të pastruar mushkërinë’ ishin të përditshme. Shkoja në spital tre herë në ditë dhe coja cfarë më kërkonte ai.

Nuk mora asnjë kontakt me doktorët që e vizitonin, vetëm informacionet i merrja nga miqte e mij që kishin kontakte me doktorët. Para se ta dijë personi familjar, si mund ta dijnë të tjerët? Nuk di ta them.

Ditën e tretë në mëngjes para se të shkoja, më thotë ‘Teuta sot pata një lloj alergjie, ca dridhja por për 5 minuta erdha në vete se më bënë një kortizon’.

Ai mesa duket ka qenë momenti i parë që ai ka pësuar trombozë në mushkëri. Me sa më thanë më pas miqtë paska pësuar edhe tromboza të tjera. Por ai nuk i shihte si procese të sëmundjes, shikonte që kalonin edhe kur e pyesja si je më thoshte më mirë jam sot, pasdite bëhej mirë, në mëngjes bëhej keq.

Ky ishte ai 8 ditëshi tjetër. Se ndenji 10 ditë në spital. Gjendja e tij vinte dhe rëndohej meas dukej.

Ditën që e shtruan në reanimacion, ishte mëngjes dhe më shkruajti ‘kur të vish nuk do më gjesh, jam me analiza, por më sill disa gjëra që kërkonte, rroba. Komunikuam pak, më pas unë i shkruaja ai nuk më kthente përgjigje dhe ai ishte intubuar.

As në këtë moment nuk pate kontakt me mjekun?

Jo, vetëm mjekja e Reanimacionit që kemi komunikuar pak e më thoshte: ‘E kemi futur në intubim, po përpiqemi me të gjitha mënyrat’. Më thanë që do i bëjmë ditën e dytë të reanimacionit procesin e plazmës, u entuziasmuan, për faktin se i vëllai që e kishte kaluar ishte imun, dhe më thanë që duhet të jetë këtu.

Ndërkohë më thanë që meqë nuk kishin të njëjtin grup gjaku duhej I njëjti, vajza gjeti mënyrën më të shpejtë në rrjetet sociale.

Kishte shumë sensibilizim

Kishte shumë shumë njerëz të njohur e të panjohur që mua më kanë marrë në telefon atë ditë dhe kanë qenë të gatshëm për të dhuruar gjak. Gjendja e tij po përkeqësohej. Në momentin e fundit menduam mos e cconim jashtë, aty i kërkoj mjekes të më japë fletën për ta dërguar jashtë.

Ajo më merr në telefon dhe më thotë ‘Teuta ai në atë gjendje që është nuk mund të lëvizë’. Nuk më la as të kuptoja që ai ishte duke ikur…

Më vonë e ke kuptuar cfarë do të thoshte ajo fjali.

Unë më vonë e kam kuptuar edhe fjalinë që ‘vëllai duhet të jetë këtu’, ky ishte një lloj paralajmërimi që njerëzit e afërt duhet të jenë pranë. Nuk e kuptova sepse nuk e besoja.

Ajo më tha ‘ai ka pasur arrest kardiak ne e sollëm në jetë përsëri, gjatë intubimit, sot ai nuk po urinon dhe nuk po i funksionojnë veshkat. Unë përsëri nuk e kuptoja e i thosha që do e coni për dializë?

vepra arben bajo

Nuk më shkonte kurrë mendja që do ikte. Më më morën dhe nja dy herë për të na treguar gjendjen.

Ndërkohë kishte ardhur im vëlla me nusen e tij në shtëpinë time dhe në orën 2 të natës, bie telefoni, e unë nuk pata më fuqi ta ngrija telefonin.

Ia jap kunatës e pas një bisede e cila edhe ajo mundohej të kuotonte dicka, e ata nuk e thoshin dot, nuk e di cfarë I kanë thënë por në fund fare dëgjova që I tha kunata ‘më thuaj, ka mbaruar?’.

Unë shikoja që ajo merrte frymë e ishte gati duke qarë, e në atë moment ata i kishin mbyllur telefonin dhe nuk i kishin kthyer më përgjigje.

Dhe ata nuk ishin në gjendje të thoshin lajmin.

Aty unë ulërita dhe thashë ‘nuk ka mundësi’. Ishte casti më i vështirë i jetës sime dhe i vajzës sime, nuk dua ta kujtoj se është shumë i hidhur.

Besoj se ai ka arritur vonë në spital, ajo ishte fatkeqësia, agravoi shumë shpejt ajo sëmundje, preku pikën më të dobët ndoshta të tij. Ai thoshte gjithnjë kam kockë e fortë.

Shokët, kolegët, studentët e tij kanë shkruar shumë në rrjetet sociale, kishte një sensibilizim të madh kur u kërkua ndihmë…

Aty e kuptova sa shumë e kanë dashur. Tani të gjithë studentët e tij kur më takojnë më thonë fjalët më të mira, më bëhet qejfi sigurisht.

Beni ishte duke punuar për ekspozitën e radhës, cfarë la në mes?

vepra arben bajo2

Beni ishte duke punuar për një ekspozitë që do e hapte në prill të 2020-ës, me titull “Mitologji”a. Kishte arritur ti realizonte sic donte të gjitha punët, por ne u izoluam na mars. U mërzit jashtë mase se thoshte “gjithmonë sa herë do bëj një ekspozitë do më ndodhë dicka”.

Gjatë kohës së karantinës punonte në studio.

Sigurisht, ato orë që ishin të lira punonte, më pas me leje, dhe lejen nga familja e merrte vetëm Beni (qesh)

Krahas ekspozitës kishte edhe një punë tjetër në dorë që ka ngelur në stadin që la Beni. Ajo ishte puna e fundit që kishte në dorë.

A e ka ndierë Arbeni ndihmën, mbështetjen apo vlerësimin nga shteti, ministra, cfarë mendonte, cfarë priste?

Beni është mbështetur gjithmonë në forcat e veta, nuk ka pritur asnjë herë nga të tjerët, nuk ka kërkuar ndonjëherë. Ka pasur miq që e kanë ndihmuar për të derdhur punët, ata e kanë ndihmuar jashtë mase.

Kur vdiq Beni shokët e tij kanë menduar të hapnin një ekspozitë, se kur do bëhet nuk e di, është në process për tu bërë katalogu i punëve të tij, më pas kur të jetë katalogu gati do mendohet se kur dhe ku do bëhet ekspozita.

Si do donte Teuta që lexuesi, artdashësit, studentët e tij ta njohin dhe ta kujtojnë skulptorin Arben Bajo?

Beni ka lënë për studentët e tij një shkrim të cilin unë e zbulova pas vdekjes së tij.

Kishte shkruar, postulatet e Arben Bajos e kam quajtur, dhe aty jep disa këshilla për studentët e tij, të cilët nëse duan të punojnë, të punojnë me gjithë shpirt, me gjithë forcën e tyre, ata që duan të bukurën ta ndiejnë atë dhe ta shijojnë duke mos kopjuar të vjetrit dhe mësuesit e tyre.

Me pasionin e madh ai kishte si parim cdo gjë për artin, cdo sakrificë e bëj për artin.

vepra arben bajo5vepra arben bajo4vepra arben bajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *