Kozeta dashur, ikja nga Tirana dhe të mendoja sërrish… syte e tu ishin më të bukur dhe më njerëzore, ndoshta nga loti por dhe gëzimi i familjes tënde që të rrethon me aq dashuri, i miqve të tu që të gezojne gjithnjë. Rrugës, hapa librin tënd me tregime dhe rigjeta kujtesën tende, ate që s’ishte shkruar, atë që ishte jetuar, atë që kishte qenë në kërkim të diellit e dashurisë, atë që tërhiqej në vetmi, në netët e trishta e të vetmuara me femijet e tu që rriteshin në një kohë të zymte dhe me imazhe qe nuk do te shuheshin. Tregimet e tua që lexova jane sprova te vogla, nga jeta, por me domethenie te madhe, jane pjeseza dashurie dhe te papriturash siç eshte dhe intervista me ate muzikant te panjohur ne “Radio Tirana”, jane kujtimet per gjyshen, çka me ngjalli imazhet me gjyshen time, gjyshet e ngjashme ne dashuri, simotra ne perkujdesje… gjeta ëmbëlsinë e thirrjeve të bijve të tu: O Ma!… është një fjalë që troket gjithnjë, sikur të ketë mbetur diku lart në qiell, apo si një akrep sahati gjigand që rrotullohet e rivjen plot drithërimë dhe të therret sërrish: O Ma!… Lexova dhe pashe aty kampin me gjemba të Tepelenës dhe rijetova një skenë kur si kineast i ri, në vitin 1976, me një operator të Kinostudios takuam Sonjen në rrugen plot erë të qytetit pa kamera në duar qe aq shumë e donte, dhe unë e pushtova atë me shumë dashuri… Oh, ti më kujtove shumë gjëra, përmes Fjaleve të tua që digjnin ende, portat që mbeteshin memece pasi askush nuk guxonte të trokiste mbi to edhe pse donin shumë; rreshti i femijëve që ecte neper shi dhe baltë nga kampi në shkolle, çka eshte nje skene e magjishme filmike, apo viti i ri 1980. Po, une e degjova ate muzike qe luhej ne burgun e Ballshit, djaloshi i vogël luante violine per gjyshin e tij, dhe kjo ishte padyshim simfonia me e bukur qe kishte degjuar ndonjëherë ati yt, nuk ishte Mozart, apo Haendel, por dicka e frymezuar nga madheshtia, ishte muzika qe luhej aty ku nje fryme e shenjte e mbante ate te jetonte per familjen e tij. Eshte nje muzike qe nuk shuhet, dhe ti do ta degjosh gjithnje, sot, neser, gjersa te mbyllesh syte ne kete bote efemere, pasi ato nota jane pulset e nje zemre te shndruara në muzikë, ne alkimine me te çuditshme te botes… kjo i jep jetë Jetës! Të përqafoj e dashur me gjithë dashuritë e tua, Luani
(Letër e Luan Ramës)