Një vajzë e turpshme dhe një fotograf, një set dashurie i adhurueshëm – Një fotoprojekt që nisi si lojë për tu kthyer në një kryevepër të butësisë e ndjeshmërisë shkruan në “L’Huffington Post” Rachel Moss
Marion është e turpshme. Por kjo nuk e ka ndaluar të fejuarin e saj fotograf, të realizojë një sërë fotografish dhe ka dalë në dritë një set i jashtëzakonshëm që është një kryevepër e ndjeshmërisë. “Marion dhe unë jemi bashkë prej më shumë se gjashtë vitesh. Jemi takuar në Montreal ku jetojmë të dy edhe pse jemi nga Franca”, ka thënë për HuffPost Mikaël Theimer.
“E mbaj gjithnjë me vete aparatin fotografik, e ngaqë kaloj një kohë të gjatë me Marion, ajo është tashmë modelja ime. Por, asaj nuk i pëlqen të pozojë dhe as ta ketë objektivin përballë. Kjo u bë një lojë mes nesh. Kështu që sa herë provoj ta fotografoj, ajo gjen një mënyrë për të fshehur pamjen e saj”.
Rezultati i kësaj janë imazhe të veçanta, e sigurisht origjinale. Absolutisht të adhurueshme.(Pasqyre.al)