Është gjithmonë një tjetër
Një tjetër grua
që hijëzon ëndrrat e burrit tënd
Magjistricë apo jo
përherë në lëkurën e tij kundërmon
Flokë pis të zinj i ka
Krahët e gjatë, duart e holla
Ngjyra rozë e gjakut që rrjedh në buzët e saj të xhelozon
Gruaja tjetër endet aty
mes dhe brenda teje
në mes të barkut tënd.
Ç’ngjyrë ka patur vallë vetmia e saj?
Jonida Hitoveizi