Një libër për “Fshatin e vrarë”

Libri “Fshati i Vrarë”, një vepër me vlera historike i autorëve Qemajl Krasniqi dhe Agron Limani.

 

Doli nga shtypi libri “Fshati i Vrarë” me bashkë-autorë Qemajl Krasniqi dhe Agron Limani. Libri u përurua me 11 dhjetor 2017 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë. Libri me vlera historike sjell dëshmi dhe dokumenta për masakrën serbe në Krushë të Vogël të komunës së Prizrenit. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Art Muza” dhe është shtypur në shtyprshkronjën “Xprint” në Prishtinë.

“Libri im më i ri është monografia ‘Fshati i vrarë’, që është një përmbledhje faktesh dhe dëshmish të krimeve serbe në një fshat të vogël të komunës së Prizrenit, në Krushë të Vogël. Libri është përuruar më 11 dhjetor të këtij viti, që përkon me Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut (10 dhjetor). Është një përmbledhje dëshmish e faktesh që i mblodhëm me shumë durim së bashku me mikun tim Agron Limani, i cili është banor i këtij fshati dhe disa nga ngjarjet i ka përjetuar edhe vetë,” tha Qemajl Krasniqi.

Qemajl Krasniqi është fitues i konkursit letrar “Flaka e Janarit” në Rahovec. Aktualisht po punon në një roman të ri, bazuar në ngjarje të vërtetë dhe në një monografi për dëshmorin e kombit Nesimi Elshani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *