“Një film horror shqiptar, intrigues për audiencën e huaj”

 

Dy ditë para premierës botërore të horrorit të parë shqiptar, “Bloodlands”, regjisori australian Steven Kastrissios ka zbuluar prapaskenat e xhirimit.
Në një intervistë për medien online “The Fan Carpet” të Londërs, ai ka folur për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri, inspirimin për filmin dhe për gjuhën shqipe.

Të shtunën filmi i tij do të shfaqet në kuadër të festivalit më të madh të horrorit “FrightFest”, i cili për më shumë se një dekadë bashkëpunon me festivalin prestigjioz skocez “Glasgow Film Festival”.

Në tepihun e kuq të këtij festivali, përveç regjisorit do të parakalojnë edhe një pjesë e kastës, në mesin e tyre edhe aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca, e cila luan rolin e shtrigës në film. “Bloodlands” është i realizuar me kastë shqiptare dhe është në gjuhën shqipe. Në intervistë ai ka rrëfyer sa është ndarë i kënaqur me aktorët, duke i cilësuar të gjithë yje.

Kastrissios tregon se në moshën 24-vjeçare kishte xhiruar filmin “The Horseman” – fitues i disa çmimeve në Australi, dhe se ky ishte skenari i dytë për film të gjatë.

Krejt rastësisht do t’i lindte ideja për shkuarjen në Shqipëri dhe realizimin e një filmi të zhanrit horror. Një kafe me mikun e tij shqiptaro-australian, Dritan Arbana, do të bëhej sebep që pas tre muajsh ai ta gjendej në sheshxhirim në Shqipëri. Arbana do t’i tregonte për gjakmarrjen dhe histori të tjera për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *