“Një ditë, dy krisma të thata, lart në papafingo, dy rosa fluturojnë dhe më pas ai na tha ik pirdhuni”

Është promovuar dje në COD libri in memoriam “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria” botuar nga “Fjala Publishing”.

16 miq të tij shqiptarë e gjermanë  kanë shkruar artikuj studimorë kushtuar Klosit. Në promovim vec tingujve të pianos nga Merita Rexha Tërshana dhe interpretimit të mexosopranos Vikena Kamenica, i pranishëm ishte Oliver Jens Schmit i cili ka realizuar librin.

Ai foli për njohjen e tij me Ardian Klosin dhe vlerësimin për të, një material i botuar në GSH ditë më parë. Ndërkaq, e pranishme në këtë takim ishte familja e Klosit, motrat dhe bashkëshortja Jutta Benzenberg.

E bija, Katarina foli për fëmijërinë ku ka kujtimet me Klosin, per atë çka ka marrë prej tij, dhe tha se katër viyr më parë, veçse 16 vjeçe nuk mundi ta njihte sa duhet.” Unë falenderoj nënën time, gruan më të fortë që njoh. Kur ajo më pyeti nëse mund të mbaja një fjalim në këtë takim i thashë po. Ende sot presioni dhe censura e shtypin njeriun. Kam qenë e vogël dhe se kam njohur sa duhet babain tim por po e njoh përmes librave e përkthimeve ku kthehem sa herë më merr malli për të”, tha e bija.

Arlinda Dudaj foli për miqesinë me Klosin, ndërsa një stendë e vogël ekspozonte disa prej punëve të Klosit në vitet 1980. Më pas, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vlerësoi Klosin, si intelektual dhe si mik, më pas Ema Andrea recitoi disa radhë nga vepra “Me syrin e një klouni” përkthyer nga ai.

Në fund, fjalën e mori kryeminiatri Edi Rama i cili u shpreh se kishte folur shpesh pët vdekjen me Klosin.

“Unë e ai kishim një marrëveshje: kur njëri të ikte i pari? Ai që mbetej nuk duhej të bëhej qesharak duke folur për tjetrin me seriozitet. i kisha thënë shpesh se unë mendoja që do vriste veten. Nuk e kisha seriozisht. Kur po ndërtonte shtëpinë te liqeni, unë shkoja shpesh në muzg. I thosha të parafytyroj. Një ditë, dy krisma të thata,  lart në papafingo, dy rosa fluturojnë dhe më pas ai nuk na tha lamtumirë, por ik pirdhuni”, u shpreh Rama, i cili më herët tha se Klosi flirtonte shpesh me të vdekurit, përmes librave që përkthente.

Ndërkaq, çmimi “Ardian Klosi” për publicistikën iu dha Veton Surroit për librin “Ambasadori i Melkizedekut” . Juria e çmimit përbëhej nga: Pirro Misha kryetar dhe Ardian Vehbiu, Besnik Muatafaj, Alda Bardhyli, Beti Njuma anëtarë/ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *