“Një detyrë e re”, pjesëz nga romani që i vendos ngjarjet në Ilirinë antike

Nga Tobias Xhaxhiu
-Gënjeshtër, e mbushe kupën! Tani prit zemëratën time, — u dëgjua njё zё i çjerrё nga ana e padukur e shkëmbit.
Prometeu bëri një grimasë dëshpërimi. Hermesi shpejtoi hapat drejt burimit. Ç’ti shihnin sytё! Gёnjeshtra dhe Ligёsia po kacafyteshin nè mënyrën mё tё paimagjinueshme. Si pasojё e dёnimit tё marrё nga perёndeshё Hera, (fill pasi ata i erdhёn nё ndihmё Zeusit nё njё nga tradhёtitё e radhёs), trupat e tyre qenё nyjëtuar, pёrvec kryeve, qё hyjnesha qëllimshëm ua la tё ndara. Nё portretet e mjera, pёrpos trishtimit dhe fodullëkut, mund tё shquaje tё nxira qё mbulonin njё spektёr tё gjerё tё nuancave tё mavisё, pasoja tё zënkave tё shpeshta, kokë më kokë.
-Po tё mos ish pёr kёtё trup tё pёrbashkёt, do tё tё kisha mbytur, ja me kёto duar, — tha Ligёsia dhe mundi tё ngrinte pёrpjetё veç krahun e djathtё, i cili i pёrkiste anёs ku vetonte koka e tij. Nё sfond u shfaq hija e Hermesit. Faqja e shkёmbit pengonte dritёn e diellit tё derdhej mbi fytyrёn e lajmёtarit.
-Njё ёngjёll paska ardhur tё na shpёtojё! — tha Ligёsia dhe picёrroi sytё pёr ta shquar mё mirё tё sapoardhurin. Pendёt qё stolisnin anёt e pёrkrenarёs sё tij e bёnë tё besonte se pёrpara u qe shfaqur lajmёsi i ndonjё perёndie zemёrmirё, e cila do t’i jepte fund dёnimit tё tyre.
-Nuk ka forcё qё t’ju shpёtojё nga ky syrgjyn! — tha Hermesi me zё solemn dhe ndriçoi faqen e shkёmbit falë dritёs sё skeptrit.
-Pa shih kush na bën shoqëri! I madhi Hermes, qenia më e shpejtë e botëve, — u shpreh Gёnjeshtra plot pathos tё shtirё. Hermesi e vёshtroi vёngёr, megjithёse thellё thellё u ndje i vetёkёnaqur. Kohё e gjatё kish kaluar prej herёs sё fundit qё dikush i kish thёnё njё fjalё lavdёronjёse. Tradhёtia e sё shoqes, Afёrditёs me njё gjahtar tё vdekshёm, e kish dёmtuar rёndё reputacionin e tij nё radhёt e hyjnive.
Madje, edhe statujat e magjepsura nё korridoret e Olimpit e shpotisnin. Sapo kёmba e tij shkelte nё pallat, gojёt e statujave viheshin nё lёvizje e pёshpёrisnin:
-“Gjejeni se kush po kalon? E pabesueshme! Qenkёrka Hermesi, brinari fluturak”
Furishëm, Hermesi kthente kokёn nё pёrpjekje pёr tё zёnё mat pёrqeshёsin. Ndonёse tё ngathta pёr nga natyra, statujat arrinin tё pozonin nё mёnyё tё atillё (tejet stoike e dramatike), sa gjetja e fajtorit kthehej nё mision tё pamundur. Tashmё kish ardhur koha pёr tё rifituar nderin, dhe mёnyra e vetme pёr t’ia arritur qёllimit ishte bashkёpunimi me Herёn.
-E madhërishmja, fuqiplota, perëndeshë Hera, ju ka ngarkuar me një detyrë të re.
Ra heshtje. Madje dhe Prometeu nё krahun tjetёr tё shkёmbit mbeti gojёhapur. Fjalёt e Hermesit tingёlluan si gjuhё nomadёsh nё veshёt e trupnjёtuarve. Perёndesha hakmarrёse kish kёrkuar shёrbimet e tyre? Medoemos kёtu fshihej njё lojё e pistё; mbase njё rreng pёr tё testuar besnikёrinё e tyre ndaj Olimpit.
-Por, i madhi Hermes, me detyrën e deritanishme çdo të bëjmë? — pyeti Ligёsia si fёmi i drojtur.
-Situata ёshtё vrojtuar me kujdes. Rezultuat tё paaftё nё torturimin e Prometeut, pasi qetё mё tё zёnё duke u pёrleshur me njёri-tjetrin; ndaj u gjykua qё pavdekësia juaj tё pёrdoret pёr qёllime mё domethёnёse, — tha Hermesi dhe u afrua pranё tyre, i shoqёruar nga njё shprehje tinёzare nё fytyrё, — sё bashku do tё fluturojmë drejt Buthrotit, nё Tokёn e Ilirёve. Atje na pret njё hyjni anonime, e cila ka ngjallur kureshtjen e lartmadhërisë sё saj.
Ligёsia dhe Gёnjeshtra u panё sy mё sy, si dy hajdutё qё pikasin njё pre tё lehtё. Prometeu nga kahu tjetёr, shfryu i lehtёsuar. Ai mund ta duronte sulmin e pёrditshёm tё shkabёs sё stёrmadhne, por zёnkat e tyre pёrbёnin torturёn e vёrtetё.
-Vёnia nё shёrbim tё perёndeshёs sё qiejve, tokёs dhe gjithçkaje tjetёr qё e ka njё emёr, ёshtё nderi mё i madh qё mund tё na bёhet! — tha Gёnjeshtra zёlartё, duke mos u besuar as fjalёve tё veta.
-Jam i njё mendje me bashkёvuajtёsin tim, — shtoi Ligёsia e iu avit lajmёtarit, — por sic e shihni i mahnitshmi Hermes, unё dhe Gёnjeshtra jemi paksa tё “ngjitur”, çka do na e vёrshtirёsonte punёn. Si thoni sikur tё na “ç’ngjisni”, nuk po them tё na shkёpusni, keqkuptimet si hynё nё punё kurrkujt…
-Sigurisht, more trutharё! – e ndёrpreu Hermesi, — ndryshe si do t’i shёrbeni kauzёs. Por, pёr kёtё tё mirё duhet tё blatoni perёndeshёn, se tё ish pёr mua, do t’ju kisha trupёzuar njё shok tё tretё.
-Emri i perёndeshёs u shkroftё nё yje! — u lutёn tё dёnuarit njёzёri si murgj.
-Shpresoj të jeni në lartësinë e famës që keni, se përndryshe, nuk guxoj as të mendoj se në ç’bela veten do ta gjeni!
Tha kёto fjalё dhe u distancua prej tyre. Skeptri shkreptiu e vendi u bё dritё. Hardhucat qё shulleheshin mbi shkëmbinjtё e pёrvёluar u zbythёn turravrap nё hije. Nё faqen e ndriçuar tё shkёmbit u pasqyrua transformimi. Zhurma e kockave tek thyen, ngulçimat dhe gjaku i purpurt i hyjnive e ngjethёn. Ishte si tё bëheshe dёshmitar i lindjes sё njё monstre…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *