Një autore anonime pretendente për çmimin e madh të letërsisë

Biografia e Ferrante në website e “Man Booker” është si vijon: “Elena Ferrante ka lindur në Napoli. Kjo është gjithë çfarë ne dimë rreth saj… [Ajo] ka qëndruar larg syve të publikut. Autorja ka deklaruar më herët se beson që “librat, pasi janë shkruar, nuk kanë më nevojë për autorët e tyre”. Anonimiteti i saj nuk e ka ndaluar atë të fitojë lexues të një profili të lartë si Zadie Smith dhe Alice Sebold. Romani debutues i Ferrantes “Dashuri shqetësuese” u botua në vitin 1991 por është seria e saj me katër libra “Historia e fëmijës së humbur” që i ka dhënë një sukses të i madh.

Veprat e saj janë botuar në 39 vende. Deri më tani Ferrante ka shitur pothuajse dy milionë kopje librash në mbarë botën./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *