Në Tiranë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë ndërmarrë një nismë e cila është ndër të parat në Shqipëri për nga lloji i saj. Organizata Ecovolis, nisur nga ngjarjet e dhimbshme të muajve të ftohtë të këtij dimri, ku dy fëmijë romë humbën jetën për shkak të kushteve të këqija të jetesës, ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi.
Fushata konsiston në mbledhjen e fondeve për të mundësuar strehimin e familjeve rome në rulota. Ky do të jetë kampi i parë i Romëve në Shqipëri. Të lënë në harresë nga shërbimet sociale të shtetit, kjo shtresë e marxhinalizuar e shoqërisë ndeshet me kushte mjaft të vështira jetese, përpos paragjykimeve sociale. Nisma, e quajtur “ HYPERLINK “https://www.facebook.com/events/1674764762735432/1677379449140630/” Një strehë për fëmijët romë” sjell inovacion përsa i takon problemit të strehimit të tyre duke zgjidhur kështu përkohësisht problemin e strehimit, por pa i privuar ata nga aktiviteti i tyre ekonomik. Pjesa më e madhe e këtij komuniteti ka si burim parësor të ardhurash aktivitetin e riciklimit. Iniciativa është ndër të paktat që ndërmerr hapa konkretë në këtë drejtim, ndërkohë që kjo shtresë vazhdon të jetojë në kushte të mjerueshmë në pritje të politikavë publike më efektive.
Komuniteti rom në Shqipëri haset me problem të shumta sociale që nga ksuhtet bazike të jetesës, braktisja e arsimimit, diskriminimi si dhe probleme të tjera socio-ekonomike. Politikat publike të iniciuara nga qeveritë e ndryshme nuk kanë rezultuar të suksesshme. Nxitësi kryesor i braktisjes së shkollave dhe shfrytëzimit të punës së të miturve është faktori ekonomik dhe nivelet e larta të papunësisë. Nga ana tjetër, anëtarët e komunitetit rom ndiejnë dhe barrën e diskriminimit nga shoqëria shqiptare çka krijon një ndjenjë izolimi te ta. Çështja e këtij komuniteti kërkonj politka me vizion afat-gjatë dhe mjaftueshëm tërheqëse nga ana ekonomike në mënyrë që anëtarët e komunitetit të ndihen të motivuar t’i ndjekin ato. Andaj, nisma e Ecovolis mbetet për tu përshëndetur, pasi targeton problemet urgjente të komunitetit, duke sjell shembullin për shoqërinë civile në vendin tonë sesi me dëshirën dhe vullnetin e mirë mund të arrihen ndryshime shoqërore.
Aktivistët e organizatës kanë shpërndarë kuti dhurimi në disa lokale të njohura të kryeqytetit, ndërkohë që nisma ka fituar mbështetje dhe vizibilitet në rrjetet sociale. Për të dhuruar online mund të klikoni HYPERLINK “https://www.generosity.com/emergencies-fundraising/prevent-death-of-roma-children-in-albania” këtu, ose në numrin e llogarisë bankare:Nr. Llogarisë :
PASS- Programi i Alternativave SocialeRaiffeisen Bank Lek 2303474804Euro 2301474804USD 2302474804IBAN AL57202111540000002302474804.