Nis sot Eurovizioni, Shqipëria përfaqësohet me Eneda Tarifën

Në Stokholm të Suedisë do të zhvillohet sot nata e parë gjysëmfinale e Festivalit të Këngës në Eurovizion, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Eneda Tarifa do të performojë në natën e dytë të këtij festivali në 12 maj këngën e saj “Përrallë”.

Vetëm 26 vende do të konkurrojnë për një vend në finale, në 2 mbrëmje magjike më 10 dhe 12 maj, për të kurorëzuar më pas fituesin më 14 maj.

Suedia është organizatorja e konkursit këtë vit, pasi Mans Zelmerlow fitoi garën vitin e shkuar në Vjenë, me baladën e tij elektro-pop “Heroes”.

Eneda Tarifa me këngën “Përrallë”, me kompozim të Olsi Toqit dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, u shpall fituese e Festivalit të 54-ët të Radio Televizionit Shqiptar.

Pa marrjes së çmimit Eneda tha se “ndihem si në përrallë”. “Unë e jetova e përjetova këngën time. Më keni mbushur me emocion, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen, do bëj të pamundurën ta realizoj ashtu siç duhet në Eurosong”, tha ajo.

Sigurisht që vendi mikpritës Suedia dhe Big Five do të elektrizojnë skenën që në natën e parë. The Big 5, janë Italia, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Spanja si dhe vendi mikpritës Suedia, që janë automatikisht në finale dhe nuk konkurrojnë në netët gjysmë finale.

Për herë të dytë në garë do të jetë dhe Australia, e cila do të përformojë në gjysëmfinalen e dytë, me 12 maj bashkë me Shqipërinë.

Sipas sondazheve, këngët më të pëlqyera që kanë shanse për të fituar trofeun e edicionit të 61-të janë: Franca, Rusia, Kroacia, Ukraina, Australia dhe Malta.

Festivalin si çdo vit do ta ndjekin miliona shikues nga Evropa, ndërsa risia e këtij viti është që festivali do të trasmetohet për herë të parë edhe në SHBA, Kinë, Kore dhe Zelandën e Re. Në Shqipëri Eurovizion do të transmetohet direkt në TVSH, në orën 21:00.

Shtetet që do të ngjiten sot në skenë janë: Armenia, Austria, Azerbajxhani, Bosnja & Hercegovina, Kroacia
Qipro, Republika Çeke, Estonia, Finland, Greqia, Hungaria, Islanda, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Rusia dhe
San Marino./ATA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *