Nis panairi i librit/ Ymeri: Kemi ulur tirazhin për shkak të krizës. Mësueset e letërsisë janë të dobëta

Çelet të mërkurën Panairi i 19-të i Librit në Tiranë. Në një konferencë para mediave, Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve, tha se në të marrin pjesë 90 shtëpi botuese e institucione që do të kenë stendat e tyre e ndërkaq, sipas tij, pjesëmarrja e sivjetshme është e gjerë. Panairi që hapet të mërkurën mbahet deri të dielën në orën 21:00 të mbrëmjes.

Ymeri, si përfaqësues i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, që organizon panairin e përvitshëm, tha se gajtë këtyre ditëve aty do tqë mbahen edhe konferenca, si ajo e problemeve të përkthimit, të letërsisë në gjuhët pak të përhapura, ndërsa në tërësi do të ketë 60 aktivitete, prezantime, seminare e konferenca nga botues të ndryshëm.
Po gjatë këtyre ditëve, do të mbahet edhe një aktivitet sa i takon përkthimeve të letërsisë kineze në shqipe, sipas marrëveshjeve të firmosura me herët me shtetin kinez.
Për Ymerin, prania e gjerë e letërsisë së huaj në këtë panair nuk është shqetësuese, sepse pasi ajo bëhet pjesë e kulturës sonë, për aq kohë sa vjen në shqip.
Si çdo vit, panairi do të ketë edhe ulje çmimesh për librat nga botuesit e pranishëm.
Kreu i Shoqatës së Botuesve, refuzoi të përmendë emrat e shkrimtarëve që do të jenë të pranishëm në panair pasi sipas tij, nuk do të bëjë publicitet. Ai nuk dha as numrin e botimeve të reja, që do të prezantohen.
Nga ana tjetër, këtë vit, nuk ka një temë për panairin dhe nuk as një të ftuar special siç ka qenë traditë. “Nuk kemi mundur të kemi. Ne kemi ulur tirazhet e botimeve, sepse kriza është e frikshme. Nuk kemi tematikë të caktuar e sa të ftuar. Donim të jepnim “Çmime speciale”, por nuk kishim mundësi ekonomike” tha Ymeri para mediave. Ai tha se ka rënë leximi dhe se mësueset e letërisë sot janë shumë të dobëta ndryshe nga sa ishin në kohën e tij. “Atëherë mësuesit e letërsisë kanë qenë autorietet. Nga Kukësi në Sarandë gjeje njerëz të përkushtuar e të apasionuar. Sot kjo nuk ndodh më dhe lezimi ka rënë, ashtu si edhe shkolla nuk është më si dikur”, tha Ymeri./Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *