Nimrudi i shkatërruar nga Isis restaurohet në Romë

Statuja e Nimrudit, që u shkatërrua nga Shteti Islamik vitin e kaluar do të kthehet përsëri në jetë për turistët që vizitojnë Koloseun e Romës, në një ekspozitë të projektuar për të ndezur një debat mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Të ringritura nga hiri: Ebla, Nimrud dhe Palmyra, do të paraqesë kopje të tre veprave të lashta nga Iraku dhe Siria  të rindërtuara në Itali duke përdorur printera 3D dhe robot. Projekti është mbikëqyrur nga arkeologët dhe historianët e artit.

Së bashku me “demin me krahë”, ekspozita do të shfaqë edhe një rindërtim të Tempullit Bel në Palmyra, i cili është konsideruar vendi më i rëndësishëm i Sirisë si dhe një dhomë te Arkivit Shtetëror të Eblës. Të treja janë rindërtuar me dimensionet e tyre origjinale.

Organizatorët thanë se qëllimi i ekspozitës është që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut në lidhje me shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, si dhe për të nxitur mbrojtjen e objekteve dhe monumenteve nga lufta dhe katastrofat mjedisore.

“Ne nuk e pranojnë kthimin e ikonoklasmës, që do të thotë  shkatërrirmi i trashëgimisë së bashku me vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, tha Francesco Rutelli, një prej kuratorëve të ekspozitës, i cili më parë ka shërbyer si Ministër i Kulturës dhe Kryetari i Bashkisë së Romës.

Rutelli tha se ekspozita tregoi sesi teknologjia – në këtë rast, printera të mëdha 3D – mund të përdoren për të ringjallur objektet kulturore që janë pjesërisht ose plotësisht të shkatërruara.

“Por ajo gjithashtu kërkon edhe dorën e njeriut. Kur ju shihni riprodhimet, është diçka që nuk është as e ftohtë, as e ngrirë, por jep disi një ide reale të asaj që është shkatërruar”, tha ai./Pasqyre.al. ( Marre nga The Guardian)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *