Nikollë Lesi boton historinë e gazetës “Koha Jonë”

nikoBotuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi do të publikojë së shpejti një histori për gazetën e parë private në vend ” Kohja Jonë”.

Këtë fakt e konfirmon vetë Lesi, i cili në Facebook ka publikuar lejen e marrë në vitin 1992 për hapjen e kësaj gazete.

“E para leje për gazete private në Shqipëri ! (15 prill 1992), ndonëse gazeta doli që me datë 11 maj 1991. Lejen, organet shtetrore, e dhanë vetëm me 15 prill 1992.

Mëqënëse këtë vit me 11 maj 2016 është përvjetori i 25-të i themelimit të “KOHA JONE” si e para gazetë private dhe e pavarur, po botoj ndonjë faksimile apo dokument, ndonëse në maj del libri i plotë për historinë e gazetës“, shkruan Lesi në Facebook.

“Koha Jonë”  e Nikoll Lesit, ka qenë një ndër gazetat me më ndikim në vend në vitet e para të pluralizmit politik.

Gazeta filloi botimin një herë në javë si gazetë lokale e rrethit të Lezhës , duke u kthyer brenda një viti në një gazetë të kërkuar e ku në vitin 1994 u bë gazeta më e madhe, e përditshme, e Shqipërisë dhe arriti kulmin në ngjarjet e vitit 1997 në 82 mijë kopje të shitura në ditë.  Ndaj gazetës “Koha Jonë” pati arrestime të kryeredaktorit dhe zv/kryeredaktorit të saj, ndjekje penale kundrejt drejtorit dhe rrahje e burgosje të gazetarëve nga pushteti i kohës. Kulmi arriti natën e 2 mars 1997 kur forcat qeveritare qëlluan me armë dhe dogjën krejt redaksinë e gazetës “Koha Jonë” dhe ajo nuk doli në treg për 40 ditë. Në 31 janar 1997 Aleksandër Frangaj vendos të largohet nga pronësia e gazetës dhe ia shet aksionet e tij, të dhuruara nga Nikoll Lesi, po Nikoll Lesit. Nga viti 1997 deri me datë 7 mars 2007 Nikoll Lesi vazhdon të jetë botues i “Koha Jonë”, pavarësisht qënies së tij deputet i parlamentit të Shqipërisë prej qershorit 1997. ( Pasqyre.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *