Nik Xhelilaj me film të ri në Shqipëri

Kanë filluar pak ditë më parë xhirimet për filmin e ri te Nik Xhelilajt.

Lajmi është bërë i ditur nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë, sipas së cilës 3 ditë më parë kanë filluar xhirimet për filmin me metrazh të shkurtër “Anija”. Realizimi kinematografik është financuar pikërisht nga kjo qëndër, me skenar dhe regji të Benart laze. Pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një film me metrazh të shkurtër, duket se vëmendja për të është maksimale për shkak edhe të kastit mjaft të njohur të aktorëve. Emrat më të mëdhenj janë padyshim Nik Xhelilaj, i cili është rikthyer në Shqipëri për këtë film dhe Bruno Shllaku, ndërsa nuk mbetet pas as Ermir Jonka, aktor premtues në Teatrin Kombëtar. Moderatori i “Geek Room” u bë i njohur nga shfaqja “Equus”, e shfaqur një muaj më parë, ndërsa nuk është hera e parë që aktron në një film me metrazh të shkurtër. (Intv)

0b36d777dd9e8019f4f08808d31d7d98_L


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *