Nicole Kidman nuk e ka harruar Kosovën. Aktorja amerikane ka kujtuar me norstalgji kohën, kur ka vizituar Kosovën në vitin 2006. Ajo ka pohuar se pas vizitës në Kosovë kishte kuptuar, se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së ia vlente me të vërtetë.
“Kur u bëra dhjetë vjet më parë ambasadore e vullnetit të mirë të Kombeve të Bashkuara, misioni im i parë ishte vizita në Kosovë, ku takova gra dhe vajza që i kishin mbijetuar dhunës”- ka shkruar Kidman në profilin e saj në Facebook.
“Ishte hera e parë që kuptova se ia vlente puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së. Gratë dhe fëmijët e kosovar gjetën gjetën strehë. Pranuan këshilla për të tejkaluar traumën e përdhunimit që kishin pësuar, gjatë luftës dhe rrënimit në Ballkan.
Ishte një përvojë që më ndryshoi jetën dhe që më ka frymëzuar tej mase. Në ‘Giving Tuesday’ sigurohemi, që gratë dhe vajzat të përfitojnë nga puna e madhe në bamirësi”- ka përfunduar Kidman.
(BW)